By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Keir Starmer para samitit të 16 majit në Tiranë, Rama: Vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Keir Starmer para samitit të 16 majit në Tiranë, Rama: Vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik
Shqipëri

Keir Starmer para samitit të 16 majit në Tiranë, Rama: Vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik

admin
Last updated: 10/04/2025 10:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët.

I pyetur nga qytetarët lidhur me arritjet në fushën e jashtme, Rama tha se Shqipëria ka ndërtuar aleancat më të forta ndonjëherë me vendet e tjera.

Kryeministri njoftoi se, Shqipërinë do ta vizitojë për një vizitë zyrtare edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

“Këtë vend e ndërtuam dhe po e ndërtojmë së bashku me shumë njerëz, dhe falë aleancave që kemi ndërtuar. Kemi ndërtuar aleancat më të fortat që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat”, u shpreh Rama.

“Kemi aleancat më të forta që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat. Kemi aleancat më të forta që ka pasur Shqipëria ndonjëherë qoftë në Perëndim, qoftë në Lindje, qoftë me botën demokratike perëndimore qoftë me botën arabe. Qoftë me BE, qoftë me Turqinë, qoftë me SHBA, qoftë me Emiratet e Bashkuara. Kështu që të gjithë kanë ndihmuar dhe të gjithë kanë ndikuar dhe të gjithë do të vazhdojnë të ndihmojnë. Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca, i ka pasur teorike në letër”, theksoi ai.

“Vetëm të shohësh referimin që i bëhet Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sot. Vetëm të shohësh vizitat që bëhen sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për herë të parë në histori në Shqipëri”, tha Rama.

“Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit, kryeministri britanik. Asnjëherë një kryeministër britanik nuk ka ardhur për një vizitë zyrtare, ka ardhur vetëm njëherë Tony Blair për të shkuar në Kukës, kur ishte kriza, po nuk ishte vizitë bilaterale. Është hera e parë që zbret një kryeministër britanik. Hera e parë që zbriti një President i Francës, për vizitë zyrtare bilaterale. Do të vijë përsëri. Dhe ka pasur plot të tjerë që kanë ardhur për herë të parë”, tha Rama.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ngacmohet seksualisht një grua në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet
Next Article Mbërrijnë kroçerat e para turistike në portin e Vlorës dhe Sarandës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?