By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bizhga: Seksione të policisë gjyqësore të dedikuara për krimet zgjedhore deri në 25 maj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bizhga: Seksione të policisë gjyqësore të dedikuara për krimet zgjedhore deri në 25 maj
Shqipëri

Bizhga: Seksione të policisë gjyqësore të dedikuara për krimet zgjedhore deri në 25 maj

admin
Last updated: 10/04/2025 12:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga u bëri thirrje sot aktorëve politikë që të jenë më të kujdesshëm lidhur me mbështetësit e tyre në terren, ndërsa siguroi se Policia do të procedojë gjithkënd që shkel ligjin.

Në tryezën e organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Prokuroria e Përgjithshme për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore, Bizhga bëri të ditur se afati i funksionimit të seksioneve të policisë gjyqësore që i dedikohen vetëm krimeve zgjedhore është shtrirë deri në 25 maj, duke përfshirë periudhën pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Edhe për çdo incident që do të ndodhi më mbrapa këto nukle do të jenë të dedikuara vetëm për krimet zgjedhore. Natyrisht Policia e Shtetit ka një pjesë të rëndësishme të barrës për ta mbyllur me sukses këtë aktivitet. Por nga njëri proces zgjedhor në tjetrin Policia e ka bërë gjithmonë e më mirë detyrën”, tha ai.

Bizhga kujtoi se zgjedhjet e viti 2023 nuk krijuan asnjë incident ku të përfshihej policia dhe punonjës policie.

“Do të jemi me të njëjtin hap me përgjegjësi dhe vendosmëri. Jemi edhe tani duke vepruar dhe nuk do të tolerojmë asnjë punonjës policie, në asnjë rrethanë që të përfshihet qoftë në debate private apo edhe politike për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, siguroi Bizhga.

Po ashtu ai theksoi se Policia ndjekim me shumë vëmendje edhe aktorët politikë apo njerëz të tjerë që mbase duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e ligjit.

“Policia është duke e bërë detyrën e vet. Kemi evidentuar pak raste, jo shumë të rënda, por jemi duke i evidentuar, ndaj është mirë që t’ia bëjmë të gjithë të lehtë punën njeri-tjetrit. Ne nuk do të hezitojmë për të proceduar gjithkënd që shkel ligjin, por dhe aktorët politikë të jenë më të kujdesshëm lidhur me mbështetësit e tyre në terren”, apeloi Bizhga.

Sipas tij, punonjësit e Policisë kanë kryer disa procese trajnimi qoftë nga OSBE apo nga KQZ. “Niveli i trajnimit të punonjësve të policisë për zgjedhjet mendojmë se është cilësisht më i mirë se vitet e kaluara. Në këto zgjedhje kemi edhe një barrë shtesë mbi detyrat që kemi për zgjedhje se kemi rrjetin çiklistik ndërkombëtar dhe një ditë para zgjedhjeve ne do të na duhet të përballojmë në Tiranë gjithë atë aktivitet me marzh të gjatë kohe dhe pastaj do të duhet të marrim në mbrojtje qendrat e votimit”, tha Bizhga.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nis vulosja e fletëve të votimit nga jashtë, Celibashi: Zarfi do t’u shkojë zgjedhësve deri në tre herë në banesë
Next Article Bahtiri i vendosur: ​I kemi numrat për formimin e qeverisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?