By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përurohet parku diellor në Karavasta, Balluku: Më i madhi në Ballkanin Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Përurohet parku diellor në Karavasta, Balluku: Më i madhi në Ballkanin Perëndimor
Shqipëri

Përurohet parku diellor në Karavasta, Balluku: Më i madhi në Ballkanin Perëndimor

admin
Last updated: 10/04/2025 14:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se Parku fotovoltaik në Karavasta, është parku më i madh i energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor.

E pranishme në ceremoninë e përurimit të këtij investimi, Balluku bëri të ditur se, investitori i këtij parku, kompania franceze “Voltalia” do të ndërtojë një park tjetër në Spitallë.

“Ky park mbart një sërë vlerash, është dhe parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Kemi arritur një çmim rekord. “Voltalia” për ne është një shembull i investimeve të huaja të suksesshme që zhvillohen në vendin tonë dhe në sektorin e energjetikës”, tha Balluku.

Ajo deklaroi se, Shqipëria aspiron brenda 2030 të jetë pjesë e BE, pasi siç tha ajo, na takon, se kemi lindur në zemër të Evropës dhe jemi një prej popujve më të lashtë dhe këtë nuk na e ndryshon dot askush”.

“Kam qenë shpesh në këtë terren që kur nisën punimet, gjatë vijimit të investimit kur u bënë testet e para të prodhimit dhe sot në përurimin e parkut diellor të Karavastasë. Por sot dua të flas për Voltalia-n si investitorin që theu akullin në investimet fotovoltaike për energji të rinovueshme në Shqipëri”, tha Balluku, teksa vuri në dukje se, “sot investitorët e huaj kanë rritur besim për sipërmarrje serioze në Shqipëri”.

“Qeveria Rama, vuri prioritet ndërtimin e një sektori energjetik modern që t’i përgjigjet të ardhmes, por nga ana tjetër, edhe të ndërtonte besimin që investitorët e huaj të vinin e të ndërtonin pa asnjë frikë dhe në këtë linjë ne kishim nevojë për partnerët që të na besonin dhe të bashkëpunonin me ne”, u shpreh Balluku.

“Nëse ka një sektor ku Shqipëria ndihet krenare duke nisur nga kuadri ligjor e deri tek operimet është energjia. Siguria energjetike është arma më e fortë dhe e fuqishme për një vend”, vuri në dukje ajo.

Balluku tha se sot energjia diellore ka arritur të zërë 10 % të volumeve të prodhimit të energjisë ndërsa synimi është që në 2030 prodhimi i energjisë të shkojë në 30%

“Shqipëria synon të kthehet në eksportuese të energjisë dhe të investojë në inovacion”, tha Balluku.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prej dy muajsh në qeli/ “Jam ende pa akuzë prej një anonimi”, Veliaj: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk
Next Article Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?