By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Investimi në spitalin e Lezhës, Koçiu: Shërbime shëndetësore më të mira për 200 mijë qytetarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Investimi në spitalin e Lezhës, Koçiu: Shërbime shëndetësore më të mira për 200 mijë qytetarë
Shqipëri

Investimi në spitalin e Lezhës, Koçiu: Shërbime shëndetësore më të mira për 200 mijë qytetarë

admin
Last updated: 14/04/2025 09:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Spitali Rajonal i Lezhës, i cili tashmë ka marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, po rikonstruktohet tërësisht duke rritur gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot pamjet e punimeve që po kryhen në këtë spital, nga fasada e jashtme e godinës, te pjesa e brendshme, pavionet, e deri te hapësirat e pritjes për pacientët.

Ministrja Koçiu thotë se punimet për këtë spital janë drejt përfundimit, dhe falë “investimit të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rreth 200 mijë qytetarë të rajonit do të kenë akses në një infrastrukturë dinjitoze dhe shërbime shëndetësore të përmirësuara”.

“Një lajm i mirë ky për të gjithë mjekët, infermierët dhe gjithë stafin që punon në spitalin rajonal të Lezhës, por edhe për afro 200 mijë banorë dhe qytetarë të të gjithë rajonit që do të përfitojnë nga kushte shumë më bashkëkohore në këtë strukturë spitalore. Falë investimeve të vazhdueshme të qeverisë dhe MSHMS-së në aparatura bashkëkohore do të ofrohen shërbime të reja diagnostikuese dhe ekzaminuese”, është shprehur më herët ministrja Koçiu.

Spitali Rajonal Lezhë ofron shërbime në patologji, pediatri, shërbimin e Anestezi-reanimacionit, të kirurgjisë së përgjithshme, okulistikë, kujdes paliativ, kimioterapi, ortopedi si dhe shërbimin e obstetrikë-gjinekologjisë.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është shpallur thirrje publike për Masën 112 për ndihmë për bujqit e rinj për të filluar veprimtari bujqësore
Next Article Rama: Hapim sot një tjetër grup kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me BE-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?