By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bexheti: Masa 112 – një mundësi për të rinjtë që synojnë të fillojnë veprimtarinë bujqësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bexheti: Masa 112 – një mundësi për të rinjtë që synojnë të fillojnë veprimtarinë bujqësore
EkonomiMaqedoni

Bexheti: Masa 112 – një mundësi për të rinjtë që synojnë të fillojnë veprimtarinë bujqësore

admin
Last updated: 14/04/2025 13:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Është shpallur Thirrja publike nr. 02/2025 për Masën 112- “Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2025.

Kjo thirrje publike parasheh mbështetje financiare për të rinjtë e moshës 18 deri në 40 vjeç që për herë të parë nisin veprimtari bujqësore, marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese apo themelojnë një të re. Mbështetja maksimale është 600.000 denarë për përfitues, me mundësi për pagesë paraprake deri në 40% të shumës së miratuar.

Thirrja është e dedikuar për bujq të rinj të cilët:

• për herë të parë fillojnë me veprimtari bujqësore;

• marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese ose themelojnë një të re;

• dhe janë të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore gjatë 18 muajve të fundit.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, theksoi se për këtë thirrje janë lehtësuar procedurat e aplikimit, me qëllim që sa më shumë të rinj të përfitojnë nga mundësia për të filluar veprimtari në bujqësi.

Përparësi në përzgjedhje do t’u jepet fermerëve individualë, anëtarëve të kooperativave bujqësore, grave të reja fermere, si dhe aplikuesve me arsim të përfunduar në fushën e bujqësisë ose veterinarisë. Gjithashtu, përparësi do t’u jepet projekteve që kanë për synim blerjen e mekanizimit bujqësor, pajisjeve për aktivitetet pas korrjes në prodhimin bimor, pajisjeve për përpunimin e produkteve bujqësore, si dhe pajisjeve për prodhimin blegtoral (qumësht, mish, vezë dhe përpunimi i tyre).

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 9 maj 2025.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Qëllimi ynë është të aktivizojmë të rinjtë në prodhimin bujqësor. Masa 112 është një mundësi konkrete për të filluar një ekonomi të re bujqësore, për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e bujqësisë”, theksoi Bexheti.

Ai shtoi se Ministria dhe Qeveria do të vazhdojnë të punojnë në krijimin e politikave që motivojnë të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të zhvillojnë prodhimtari bujqësore cilësore, me synim që vendi të forcojë kapacitetet prodhuese dhe të njihet më gjerësisht si eksportues i produkteve bujqësore vendore.

“Angazhimi i të rinjve është një faktor kyç për modernizimin dhe avancimin e sektorit bujqësor”, nënvizon zëvendësministri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MASH: Thirrje e re për subvencionimin e racionit të studentëve, zgjerohet përfshirja e masës
Next Article EUROSUPER BS-95 dhe dizeli lirohen për gjysmë denar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?