By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arsimim dhe integrim më i mirë për fuqizimin ekonomik të grave rome
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arsimim dhe integrim më i mirë për fuqizimin ekonomik të grave rome
Maqedoni

Arsimim dhe integrim më i mirë për fuqizimin ekonomik të grave rome

admin
Last updated: 14/04/2025 13:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Është i nevojshëm edukimi dhe integrimi më i mirë për fuqizimin ekonomik të grave rome, u theksua sot në ngjarjen për fuqizimin ekonomik të grave rome të organizuar nga Instituti Romalitiko, në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Para fillimit të ngjarjes, Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës, në një deklaratë për media tha se ngjarja është shumë e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve që rrethojnë bashkësinë rome, në radhë të parë punësimet dhe emancipimin dhe përfaqësimin më të madh të grave rome në sistem. Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria, përmes masave aktive të vetë ministrisë dhe para së gjithash të Agjencisë së Punësimit, kanë parashikuar masa për përdorim nga të gjithë qytetarët dhe në veçanti masa për popullatën rome.

“Dhe sigurisht mesazhi im do të ishte edukim më i madh, arsim më i lartë në popullsinë rome, për këtë do të angazhohet Qeveria dhe konkurrencë më e madhe në tregun e punës. Jo vetëm si fuqi punëtore, po edhe si përfaqësues të një numri të madh funksionesh të rëndësishme në shtet”, theksoi Risteski.

Gjoko Velkovski, zëvendësministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, gjithashtu nënvizoi se integrimi i grave rome në shoqërinë tonë është i një rëndësie të madhe.

“Vazhdojmë si ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini dhe në periudhën e ardhshme të japim mbështetje maksimale, me ndërmarrjen e të gjitha aktivitetet e nevojshme që mundemi si ministri”, shtoi Vellkovski.

Ai paralajmëroi se në planin operativ do të subvencionohen aktivitete të caktuara për punësimin e grave rome, siç sqaroi, këtë vit është për disa milionë denarë më i lartë se vitin e kaluar.

Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, në ngjarje potencoi se fuqizimi ekonomik i grave rome është aspiratë e Qeverisë së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane.

“Me mbështetje përmes planit të rritjes, mund të krijojmë një shoqëri që është ekonomikisht e fortë dhe e drejtë shoqërore”, tha ajo.

Trajkov theksoi se gratë rome meritojnë më shumë dhe më mirë, se potenciali i tyre domethënës duhet të njihet dhe të promovohet drejt prioriteteve për të mirën e përbashkët. Qeveria është, tha ajo e gatshme të punojë për të avancuar të drejtat e bashkësive, të drejtat e grave dhe bashkërisht të krijojmë kushte më të mira për të gjithë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjulten Mustafova, menaxhere e projektit të “Jashtë nga barrierat, qëndrueshmëria e romëve në Ballkanin Perëndimor”, një projekt trevjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian, sqaroi se projekti po zbatohet në pesë vende. Përveç tek ne, në Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe në BeH. Tridhjetë organizata nga këto pesë vende, do të punojnë së bashku në nivel rajonal për të përmirësuar gjendjen e romëve, rritjen e punësimit, më pak diskriminim. Në vend tashmë janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Konfederatën e biznesit dhe Organizatën e punëdhënësve.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Deri më tani janë transferuar 84 milionë euro nga kredia hungareze në Bankën për zhvillim të Maqedonisë, interesim i madh te kompanitë
Next Article Alpinisti i zhdukur nga Velesi është gjetur i vdekur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?