By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vasfije Krasniqi-Goodman në përkrahje të Ramadan Nishorit: Të marrësh guximin të flasësh për dhunën seksuale që ke përjetuar – është një akt që frymëzon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vasfije Krasniqi-Goodman në përkrahje të Ramadan Nishorit: Të marrësh guximin të flasësh për dhunën seksuale që ke përjetuar – është një akt që frymëzon
Maqedoni

Vasfije Krasniqi-Goodman në përkrahje të Ramadan Nishorit: Të marrësh guximin të flasësh për dhunën seksuale që ke përjetuar – është një akt që frymëzon

admin
Last updated: 14/04/2025 13:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pas rrëfimit publik të Ramadan Nishorit, i njohur me nofkën “Dani”, i cili ndau përjetimin e tij të dhunimit seksual gjatë luftës në shtator të vitit 1998, në moshën 22-vjeçare, përkrahja për të nuk ka munguar.

Një ndër zërat më të fuqishëm që i ka qëndruar afër është Vasfije Krasniqi-Goodman – e mbijetuara e parë që foli publikisht për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi-Goodman ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj të pakushtëzuar për Nishorin, duke kujtuar bisedën e parë me të.

“E kujtoj qartë ditën kur më thirre për herë të parë, në vitin 2018, për të ndarë dhimbjen tënde me mua. Atëherë e ndjeva peshën e fjalëve tua dhe ashtu si atëherë, edhe sot, më kujtohen lotët e tu, lotë që flisnin më shumë se çdo fjalë. Në çdo bisedë tonën, në çdo takim, unë e ndjeja thirrjen tënde për drejtësi, për mirëkuptim, për shërim. Dhe atëherë, ashtu si sot, ta thashë me gjithë zemër: do të jem pranë teje, çdo ditë të jetës sime. Do të jem përkrahja jote më e madhe, jo sepse më ke zgjedhur, por sepse e meriton. Dhimbja dhe vuajtja jote nuk janë vetëm e kaluara jote, por një barrë që ti e ke kthyer në forcë dhe në zë për të gjithë ata që nuk mund të flasin ende”, ka shkruar ajo.

Më tej, Krasniqi-Goodman vuri në dukje guximin e jashtëzakonshëm që kërkon të flasësh hapur për një përvojë të tillë në një shoqëri ende patriarkale.

“Është një dritë në një rrugë të errët. Ti je shembull për gjithë ne, në këtë vend, në këtë kohë. Përkulem me respekt para forcës tënde, para vullnetit tënd për të mos u dorëzuar, për të luftuar për të vërtetën tënde. Faleminderit edhe familjes tënde, që u bë krah dhe mbështetje, që të qëndroi afër kur rruga ishte më e vështirë. Ky rrugëtim, Ramadan, nuk është i lehtë. Është i mbushur me pengesa, me mosbesim, me stigma. Por është i domosdoshëm. Jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Shpresoj me gjithë zemër që shoqëria jonë të të trajtojë me respektin dhe dinjitetin që e meriton, dhe që shteti të njohë dhe të vlerësojë aktin tënd të guximshëm – sepse ajo që ke bërë ti sot është më shumë se rrëfim, është histori që do të ndryshojë jetë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi-Goodman.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, del përpara gjykatës të mërkurën
Next Article Milanit i vjen oferta për t’i harruar të gjitha problemet – plot 200 milionë euro në tavolinë për dy yjet e ekipit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?