By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Nuk negociojmë me BDI-në, kemi dy opsione në koalicion me VLEN-in ose vetëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Nuk negociojmë me BDI-në, kemi dy opsione në koalicion me VLEN-in ose vetëm
Maqedoni

Taravari: Nuk negociojmë me BDI-në, kemi dy opsione në koalicion me VLEN-in ose vetëm

admin
Last updated: 14/04/2025 15:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Ministri i Shëndetësisë dhe lider i një pjese të Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari sot deklaroi se nuk është e saktë se negociojnë me BDI-në dhe se si subjekt politik në zgjehdjet e ardhshme lokale kanë dy opsione – njëri është të vazhdojnë në kuadër të koalicionit VLEN, ndërsa tjetri është të dalin nga koalicioni dhe të paraqiten të vetëm.

Taravari për nesër paralajmëroi Kryesi qendrore të partisë që e kryeson, ku, siç tha, do të marrin qëndrim se si të vazhdojnë më tutje. Thotë se në parti po bëhen analiza të caktuara dhe anketa të cilat tregojnë dr në disa komuna të caktuara do të kishin rezultat të mirë edhe nëse dalin vetëm.

“Kështu që zgjedhja këtu është mes këtyre dy opsioneve. Nuk ka opsion të tretë”, u përgjigj Taravari sot në pyetjen e gazetarëve lidhur me kërkesën e liderëve të partive në kuadër të koalicionit VLEN të zgjedhë anë.

Në Kryesinë qendrore të partisë, siç theksoi, dëshiron t’i dëgjojë qëndrimet, para se të sillet vendimi.

“Qendra analitike e ASH-së ka bërë disa anketa, do t’i prezantojë dhe do të duhet të sjellim vendim të përbashkët se si të dilet”, shtoi Taravari dhe sqaroi se qëndrojnë mirë në Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë, Saraj, Likovë…

“Nuk mendojmë se do të fitojmë, megjithatë mendojmë se mund të bëjmë rezultat të mirë, megjithatë, le të shohim. Në fund, qytetarët vendosin”, theksoi Taravari.

Për deklaratën e fundit të liderit të Besës, Bilall Kasami se humbës më i madh do të jetë ai, i cili do të dalë nga koalicioni Vlen, si dhe se për të do të vlejë fjala e urtë popullore: “Ai që ndahet nga grupi, e han ujku”, Taravari nuk deshi të komentojë, Tha se është qëndrim i Kasamit dhe se konsideron se shpejton kur jep deklarata.

“Për Bilall Kasamin nuk do të doja të komentoj. Ai është qëndrim i tij. Unë mendoj se shpejton kur jep deklarata. Megjithatë ajo është punë e tij. Nesër kemi Kryesi qendrore të ASH-së dhe do të vendosim si do të vazhdojmë më tutje”, shtoi Taravari.

Për atëse për çka janë marrë vesh në takimin e së premtes, Taravari tha se vazhdimisht janë në komunikacion dhe se tre-katër ditët e kaluara janë takuar disa herë me kryetarlt e tjerë të partive të Vlenit.

Koalicioni Vlen të premten mbajti takim në Shkup në të cilin liderët e një pjese të Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, Lëvizja demokratike, Izet Mexhiti, të Bilall Kasami dhe të Alternativës Zeqiria Ibrahimi biseduan për gjendjen brenda koalicionit dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Qoku të premten deklaroi se takimi i liderëve ishte në frymë miqësore dhe kolektive. Ai potencoi se koalicioni vazhdon bashkarisht, ndërsa mbetet të dakordohen vetëm hollësitë për listat për kryetarë të komunave dhe këshilltarë në komuna para Zgjedhjeve lokale.

“Biseduam për zgjedhjet e ardhshme, për takimet e ardhshme. Ishte në frymë mjaft miqësore dhe kolektive. Hollësisht do të bisedojmë për atë në cilat komuna do të dalim së bashku. Kështu që, ky ishte edhe një takim pozitiv, në frymën e bashkëpunimit, Absolutisht, ne jemi bashkë, vazhdojmë bashkarisht dhe mbetet të bisedohet vetëm për hollësitë dhe për atë se si do të ndahen komunat. Nuk dakordohemi në mënyrën më të mirë, por, tek çdo subjekt politik kjo ndodhë, edhe individualisht tek partitë”, tha Qoku.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mercedes ndalon prodhimin e dy modeleve që ndoshta as nuk i mbani mend
Next Article Berisha i Partisë Egjiptiane: Nuk e di a do të votoj, deri tani s’kemi marrëveshje me VV-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?