By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe sheikun Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe sheikun Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan
Maqedoni

Mickoski u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe sheikun Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan

admin
Last updated: 14/04/2025 19:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Pres takime të frytshme dhe të suksesshme që do ta forcojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i cili nga sot deri të enjten, së bashku me delegacionin qeveritar, është për një vizitë dypalëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

“E nisëm ditën me një takim jashtëzakonisht cilësor dhe miqësor me Lartësinë e Tij, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarin e Abu Dhabi, sheikun Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan. Në takim të dy theksuam nevojën për marrëdhënie shumë më të ngushta, marrëdhënie shumë më të frytshme, dhe unë nga ana ime shpjegova shkurt synimet tona si Qeveri, por në të njëjtën kohë ftova Madhërinë e Tij, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, të vizitojë Maqedoninë dhe natyrisht, komunitetin e biznesit nga EBA për të shqyrtuar nga afër të gjitha mundësitë për investime të drejtpërdrejta në fushën e turizmit, infrastrukturës, kulturës, paraqesin bazë solide për bashkëpunimin tonë dypalësh dhe më të thellë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në EBA, kryeministri Mickoski dhe delegacioni qeveritar vizituan Xhaminë e Madhe Sheik Zajed në Abu Dhabi, një kryevepër arkitekturore e ndërtuar me mermer të bardhë, simbol i spiritualitetit, tolerancës dhe unitetit.

“Kjo xhami jo vetëm që përfaqëson një nga monumentet më të spikatura fetare dhe kulturore të Emirateve, por edhe një vend që ndërthur traditën dhe modernitetin, duke hapur dyert për njerëzit e të gjitha besimeve dhe kombeve. Vizita la mbresa të forta dhe përkujton rëndësinë e respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe dialogut mes popujve”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në ditët në vijim, kryeministri Mickoski, siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, do të ketë takime me odat ekonomike të Emirateve – Dubai, Abu Dhabi, Sharxhah, si dhe takime të shumta me kompanitë që janë prezente në rajon dhe që kanë treguar interes për të investuar këtu, në vendin tonë në Maqedoni.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski: Është koha që vendi të fillojë negociatat me BE-në
Next Article Bëhet publike shpallja për zgjedhjen e kandidatëve për studim të Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?