By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasim Demiri jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Prizren për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasim Demiri jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Prizren për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës
Maqedoni

Rasim Demiri jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Prizren për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës

admin
Last updated: 15/04/2025 09:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Rasim Demiri ka dhënë dorëheqje nga ky funksion. Këtë vendim, ai e ka marrë meqë gjatë ditës do të betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Njoftoj opinionin publik se sapo kam dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prizrenit, si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës. Sot do të jap betimin si deputet dhe do t’i përkushtohem plotësisht detyrës së re dhe përgjegjësisë që vjen nga besimi i qytetarëve”, ka bërë të ditur Demiri.

Ai ka theksuar se gjatë angazhimit si drejtor komunal, bashkë me ekipin dhe në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, janë arritur rezultate drejt përmirësimit të sistemit të mbrojtjes sociale, rritjes së përfshirjes së përfituesve të shërbimeve sociale, përmirësimit të kushteve në Qendrat për punë sociale si dhe janë realizuar projekte që kanë kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për shtresat më të cenueshme të shoqërisë.

“Veçanërisht ndihem krenar për programet e ndihmës për familjet në nevojë sociale, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, si dhe për mbështetjen për të rinjtë dhe sektorin joqeveritar”, është shprehur Demiri, raporton Telegrafi.

Në emër të Partisë Demokratike të Boshnjakëve – Koalicionit VAKAT, dhe personalisht ai ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Besoj se edhe në të ardhmen, ndonëse në role të ndryshme, do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, me vëmendje të veçantë ndaj komunitetit boshnjak”, ka thënë Demiri.

Sipas tij, në ditët në vijim, në marrëveshje me kryetarin Totaj, do të propozohet edhe emri i drejtorit të ri të DPMS-së, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë në punë dhe vazhdimit të projekteve të nisura.

“Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, institucionet dhe qytetarët për besimin, mbështetjen dhe mirëkuptimin. Para nesh qëndrojnë sfida të reja, por edhe një mundësi e re që zëri i qytetarëve tanë të përfaqësohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës”, ka përfunduar Demiri.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas tri dekadash në skenë dhe ekran, Cate Blanchett njofton fundin e karrierës në aktrim
Next Article Klauzolë e ulët largimi, shumë klube e duan transferimin e sulmuesit sensacion anglez

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?