By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kosova në një pikë kritike” – Oda Amerikane me rekomandime për Kuvendin dhe Qeverinë e re për rritje ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Kosova në një pikë kritike” – Oda Amerikane me rekomandime për Kuvendin dhe Qeverinë e re për rritje ekonomike
Maqedoni

“Kosova në një pikë kritike” – Oda Amerikane me rekomandime për Kuvendin dhe Qeverinë e re për rritje ekonomike

admin
Last updated: 15/04/2025 09:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në ditën kur Kuvendi i ri i Republikës së Kosovës mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje të qartë për vendosjen e zhvillimit ekonomik afatgjatë dhe fuqizimin e sektorit privat në qendër të agjendës së Qeverisë së re.

Në një njoftim zyrtar, Oda thekson se “Kosova ndodhet në një pikë kritike, ku nevojitet një strategji e guximshme, koherente dhe gjithëpërfshirëse ekonomike”, duke shtuar se vetëm përmes një vizioni të unifikuar mund të arrihet “rritje e qëndrueshme dhe qëndrueshmëri më e madhe ekonomike.”

Oda Amerikane kërkon miratimin e një Strategjie Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik, që do të përfshinte bashkëpunimin mes institucioneve publike, sektorit privat, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kjo strategji, sipas Odës, duhet të adresojë çështje kyçe si promovimi i investimeve, zhvillimi i kapitalit njerëzor, digjitalizimi dhe modernizimi i infrastrukturës.

“Oda Amerikane inkurajon fuqishëm Kuvendin dhe Qeverinë e re që të miratojnë një Strategji Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik, e cila bashkon institucionet publike, sektorin privat, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë rreth objektivave të përbashkëta. Kjo strategji duhet të jetë gjithëpërfshirëse në fushëveprim, duke adresuar aspektet kyçe si promovimi i investimeve, diversifikimi i energjisë, zhvillimi i kapitalit njerëzor, rritja e eksportit dhe modernizimi i infrastrukturës, duke siguruar njëkohësisht parashikueshmërinë rregullative dhe fiskale. Vetëm përmes një vizioni të tillë të unifikuar Kosova mund të përparojë drejt rritjes së qëndrueshme dhe qëndrueshmërisë më të madhe ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet rëndësia e forcimit të dialogut publiko-privat, që garanton se politikat ekonomike pasqyrojnë realisht nevojat e bizneseve dhe ndërtohen përmes konsultimeve gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, Oda bën thirrje për dizajnimin e mekanizmave të mbështetjes financiare për rritjen e eksporteve dhe avancimin e startup-eve. “Digjitalizimi i ndërmarrjeve private duhet të jetë prioritet në arritjen e një aftësie konkurruese afatgjatë”, thuhet në njoftim.

Një pjesë thelbësore e rekomandimeve është edhe domosdoshmëria për reformë fiskale dhe siguri juridike.

“Qeveria e re duhet të ketë prioritet krijimin e një mjedisi të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm fiskal”, thekson Oda, duke shtuar se politikat tatimore duhet të “inkurajojnë formalizimin dhe stimulojnë inovacionin.”

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane propozon krijimin e një Partneriteti Ekonomik Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe thekson rolin e diasporës kosovare në zhvillimin ekonomik të vendit. “Diaspora e Kosovës posedon jo vetëm kapitalin financiar, por edhe ekspertizën e gjerë, rrjetet dhe qasjen në tregjet e ndryshme të botës.”

Po ashtu, është theksuar domosdoshmëria e reformimit dhe fuqizimit të agjencive që promovojnë eksportin dhe investimet në Kosovë, me qëllim që ato të veprojnë me “profesionalizëm, shpejtësi dhe qartësi strategjike.”

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?
Next Article Kurti nuk jep përgjigje nëse i kanë votat për formimin e qeverisë së re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?