By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kapet pas dy muajsh arratisje nga burgu, Daut Laze rrëfen se si fshihej në xhamitë e Tiranës për të shpëtuar nga policia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kapet pas dy muajsh arratisje nga burgu, Daut Laze rrëfen se si fshihej në xhamitë e Tiranës për të shpëtuar nga policia
Shqipëri

Kapet pas dy muajsh arratisje nga burgu, Daut Laze rrëfen se si fshihej në xhamitë e Tiranës për të shpëtuar nga policia

admin
Last updated: 15/04/2025 10:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Daut Hysen Laze, 49 vjeç, i shpallur në kërkim pas arratisjes nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në Burgun e Shënkollit në Lezhë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Laze ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se për gjithë kohën e qëndrimit në arrati ka lëvizur brenda territorit të Tiranës, kryesisht në zonat e Freskut, Kombinatit dhe Astirit.

Sipas dëshmisë së tij, ai është strehuar në disa xhami të kryeqytetit, duke përfituar nga atmosfera e muajit të Ramazanit, ku, siç tha ai, është ndihmuar nga besimtarë të ndryshëm të fesë islame për të shmangur kapjen nga autoritetet.

Pas arrestimit, Laze është dërguar menjëherë në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës, ku pritet të merret në pyetje nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, lidhur me mënyrën e arratisë dhe personat që mund ta kenë ndihmuar.

Policia ka bërë të ditur se, për gati dy javë, forcat e rendit kishin vënë në vëzhgim banesën e tij në zonën e Astirit, bazuar në informacione operative që sugjeronin kthimin e mundshëm të tij në shtëpi. Pikërisht aty është bërë dhe kapja e tij.

Laze ishte shpallur në kërkim më 4 shkurt 2025, kur është konstatuar mungesa e tij gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në burgun e Lezhës. Ai kishte arritur të largohej pa u diktuar nga ambientet e institucionit, ku po qëndronte me vendim të Gjykatës së Tiranës për masën “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, si pasojë e dënimit për veprën penale “Dhuna në familje”, për të cilën ishte arrestuar më 16 nëntor 2021.

Gjatë qëndrimit në arrati, 49-vjeçari dyshohet se kishte ndryshuar pamje fizike për të shmangur identifikimin dhe arrestimin nga policia.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse Laze ka pasur bashkëpunëtorë dhe nëse ka pasur ndihmë të organizuar në largimin e tij nga spitali i burgut.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Benitez tregon arsyen e largimit nga Real Madridi, zbulon nëse ishte Ronaldo
Next Article Limaj nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?