By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Forumi ekonomik botëror ka zgjedhur ministrin Mucunski si lider të ri global për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Forumi ekonomik botëror ka zgjedhur ministrin Mucunski si lider të ri global për vitin 2025
Maqedoni

Forumi ekonomik botëror ka zgjedhur ministrin Mucunski si lider të ri global për vitin 2025

admin
Last updated: 15/04/2025 11:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski është zgjedhur si lider i ri global (Young Global Leader – YGL)) në Forumin ekonomik botëror (World Economic Forum – WEF) për vitin 2025. Kjo mirënjohje prestigjioze u ndahet individëve të jashtëzakonshëm nën moshën 40 vjeç, të cilët kanë demonstruar aftësi të jashtëzakonshme drejtuese dhe angazhim të fortë për përmirësimin e kushteve në botë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).

Forumi i liderëve të rinj global parasheh një komunitet të përkushtuar për të formuar liderë të përgjegjshëm që kontribuojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e rrethanave globale. Çdo vit, Forumi ekonomik botëror, përmes një procesi përzgjedhjeje e cila përfshin vendimin e një komiteti të specializuar dhe konsultime me ekspertë të shumtë, zgjedh një grup prej rreth 100 drejtuesish nën moshën 40 vjeç nga e gjithë bota (10 prej të cilëve janë nga Evropa) që marrin këtë njohje.

Vetë procesi i përzgjedhjes përfshin proces rigoroz që merr parasysh arritjet personale dhe profesionale të kandidatëve, si dhe përkushtimin e tyre etik dhe integritetin në punën e tyre.

“Zgjedhja e ministrit Mucunski në këtë komunitet prestigjioz është një mirënjohje e përpjekjeve dhe arritjeve të tij në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Si ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ai luan një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave evropiane, bashkëpunimin rajonal, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë”, theksojnë nga MPJTJ.

“Jam veçanërisht i nderuar që jam përzgjedhur si një nga liderët e rinj global për vitin 2025 nga ana e Forumit ekonomik botëror. Të qenit i njohur si pjesë e një grupi të suksesshëm liderësh nën 40 vjeç – që vijnë nga politika, ekonomia, akademia dhe shoqëria civile nga e gjithë bota – është një privilegj i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe. Në kohë sfidash globale, lideri duhet të jetë i bazuar në rrugën e sfidave dhe transformimeve dinamike, lidershipi duhet të bazohet në vizion, integritet, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj zgjidhjeve afatgjate dhe të qëndrueshme. Jam veçanërisht i emocionuar që do të bëhem pjesë e këtij komuniteti të jashtëzakonshëm të ndryshimeve – për të mësuar dhe krijuar së bashku, me qëllim që të ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më elastike”, thekson ministri Mucunski në postimin e tij në rrjetet sociale.

Anëtarët – alumni të këtij grupi prestigjioz përfshijnë figura të shquara si Mark Zakerberg – themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Fejsbukut, Emanuel Makron – president i Francës, Piter Til – bashkëthemelues i PayPal dhe investitor kryesor, Niko Rozberg – ish kampion i Formula 1, Aleksandar Stub – president i Finlandës dhe Aleksander De Kroo – ish kryeministër i Belgjkës.

Kjo njohje e vendos vendin tonë në hartën e lidershipit global dhe thekson përkushtimin e vendit për zhvillim, inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Georgiev: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i parë, por jo i vetmi për vendin
Next Article MPJD: Reagimi i Serbisë ndaj njohjes së Kosovës nga Sudani, shkel Marrëveshjen e Brukselit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?