By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPJD: Reagimi i Serbisë ndaj njohjes së Kosovës nga Sudani, shkel Marrëveshjen e Brukselit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPJD: Reagimi i Serbisë ndaj njohjes së Kosovës nga Sudani, shkel Marrëveshjen e Brukselit
Maqedoni

MPJD: Reagimi i Serbisë ndaj njohjes së Kosovës nga Sudani, shkel Marrëveshjen e Brukselit

admin
Last updated: 15/04/2025 11:25
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kosova së fundmi ka pranuar njohjen nga Sudani, i cili është shteti i 119-të me radhë që ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

E ky vendim i Sudanit, nuk i pëlqeu Serbisë, ku Ministria e Punëve të Jashtme tha se ky vendim është marrë në rrethana të “pasigurisë dhe mungesës së legjitimitetit të pushtetit”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. MPJD ka theksuar se deklarate e Ministrisë së Jashtme të Serbisë, përbën një shkelje të qartë dhe të papranueshme të detyrimeve të Serbisë sipas Marrëveshjes së Brukselit të lehtësuar nga BE-ja në shkurt 2023 dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit të marsit 2023.

“Kjo paraqet një përpjekje të papranueshme për të ushtruar presion ndaj qeverisë sovrane të Sudanit, duke cenuar të drejtën legjitime të këtij shteti për të marrë vendime të pavarura në kuadër të politikës së jashtme”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

MPJD tutje shton se veprimet e Serbisë drejtpërdrejt bien ndesh me dispozitat kyçe të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Neni 1 i Marrëveshjes së Brukselit obligon të dy palët të “zhvillojnë marrëdhënie normale, fqinjësore të mira me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta.”

“Duke kundërshtuar vendimin sovran të Sudanit për të njohur Kosovën, Serbia jo vetëm që dështon të përmbushë këtë obligim, por aktivisht punon për të penguar angazhimin ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

Ministria e Jashtme e Kosovës shton se ky nuk është një rast i izoluar, dhe se fushata e vazhdueshme e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tashmë është cilësuar nga Bashkimi Evropian si shkelje e Marrëveshjes së Brukselit, siç është reflektuar në deklaratat publike të kohës se fundit pas votës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në prill 2023.

“Zgjerimi i kësaj fushate në kontestimin e njohjeve bilaterale si ajo nga Sudani, zbulon sërish që Serbia përdor një strategji të qëllimshme për të minuar shtetësinë e Kosovës dhe ka një mospërfillje të vazhdueshme ndaj parimeve të dialogut konstruktiv dhe stabilitetit rajonal”, thuhet mes tjerash në reagim.

MPJD ka shtuar se vendimi i Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës është politikisht i përgjegjshëm, historikisht i justifikuar dhe ligjërisht i qëndrueshëm, në përputhje me Mendimin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, i cili konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.

“Përpjekja e Serbisë për të diskredituar vendimin sovran të Sudanit është jo vetëm shkelje e angazhimeve të saj në kuadër të dialogut, por edhe një fyerje ndaj sovranitetit të Sudanit dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Republika e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë ndaj qeverisë dhe popullit të Sudanit për qëndrimin e tyre parimor. Ne presim me padurim të vendosim marrëdhënie diplomatike dhe të eksplorojmë mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, të mbështetura në respekt dhe vlera të përbashkëta”, thuhet në reagim.

MPJD ka kërkaur nga Bashkimi Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që të adresojnë shkeljet e vazhdueshme të Serbisë dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë të përmbushë obligimet e saj, të respektojë sovranitetin e shteteve të tjera dhe të ndalë të gjitha veprimet që pengojnë paqen, normalizimin dhe stabilitetin afatgjatë rajonal. Së fundi, i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe aktorëve ndërkombëtarë që të forcojnë mekanizmat e mbikëqyrjes, me qëllim të garantimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit nga Serbia, duke ndërtuar një proces dialogu që çon drejt njohjes së ndërsjellë dhe paqes së qëndrueshme në rajon”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Forumi ekonomik botëror ka zgjedhur ministrin Mucunski si lider të ri global për vitin 2025
Next Article Toshkovski: LSDM, BDI dhe “E Majta” më sulmojnë sepse po ndryshojë punët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?