By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tripunovski: Nga 1.600 oferta të dorëzuara për dhënie me qira të tokës bujqësore, janë sjellë 982 vendime për gjithsej 2.862 hektarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Tripunovski: Nga 1.600 oferta të dorëzuara për dhënie me qira të tokës bujqësore, janë sjellë 982 vendime për gjithsej 2.862 hektarë
EkonomiMaqedoni

Tripunovski: Nga 1.600 oferta të dorëzuara për dhënie me qira të tokës bujqësore, janë sjellë 982 vendime për gjithsej 2.862 hektarë

admin
Last updated: 17/04/2025 13:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 prill – Në ministri gjatë kësaj periudhe kanë arritur rreth 1.600 oferta për marrjen me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit dhe 220 oferta për legalizimin e tokës mbi të cilën janë ngritur mbjellje shumvjeçare. Këto shifra dëshmojnë se thirrjet publike kanë zgjuar interes të madh te bujqit.

Çdo premtim që e kemi dhënë në periudhën e kaluar, jemi duke punuar që ta realizojmë plotësisht.

Në fund të vitit të kaluar 2024, u shpallën 5 thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, për sipërfaqe deri në 3 hektarë dhe mbi 3 hektarë. Një nga thirrjet përfshiu sipërfaqet me mbjellje shumvjeçare, me ç’rast u mundësohet legalizimi i plantacioneve të ngritura nga vetë bujqit.

Përmes shpërndarjes dhe legalizimit të mbjelljeve, pronarëve do t’u mundësohet të lidhin kontratë me Ministrinë dhe do të vendoset rregull në përdorimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore.

Mund të them lirisht se kemi realizuar me sukses thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore.

Thirrjet janë zhvilluar pa mundësi për selektivitet dhe dua të theksoj se janë zbatuar në të gjitha rajonet e vendit tonë, përkatësisht është përfshirë e gjithë toka bujqësore e lirë jashtë zonave ndërtimore të komunave.

Komisionet kanë punuar me përkushtim për të shqyrtuar të gjitha ofertat e dorëzuara në Ministri. Një pjesë e kontratave tashmë janë dërguar në njësitë rajonale të Ministrisë për t’u nënshkruar nga bujqit, dhe për një periudhë të shkurtër do t’u dorëzohen të gjithë atyre që kanë fituar të drejtën për përdorimin e tokës bujqësore.

Nga gjithsej 1.600 oferta të dorëzuara në Ministri, janë sjellë 982 vendime për një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 2.862 hektarësh. Ndërsa nga thirrja për legalizimin e mbjelljeve shumvjeçare, nga 220 ofertat e pranuara, janë sjellë 160 vendime për përzgjedhje me një sipërfaqe të përgjithshme prej 380 hektarësh.

Në periudhën e ardhshme do të shpallim thirrje të reja për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore, me qëllim që të vihet në funksion toka e mbetur për bujqit dhe të krijojmë kushte që çdo qytetar i interesuar të përfshihet në prodhimin e ushqimit. Me këtë hapim mundësi të reja për të rinjtë, për blegtorët dhe për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të merren me bujqësi.

Toka bujqësore është baza e prodhimit bujqësor dhe çdo pëllëmbë tokë në pronësi shtetërore do të shpërndahet në mënyrë transparente për secilin që dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe të përfshihet në procesin e prodhimit të ushqimit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë në ditët e fundjavës së zgjatur të festave
Next Article Ambasada e Japonisë ka hapur thirrje për ndarjen e bursave për studime universitare dhe pasuniversitare në Japoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?