Shkup, 17 prill – Gjykatësja Maria Manevska nga Gjykata Themelore në Strumicë ka pranuar që të delegohet dhe të jetë u.d. kryetar i GJTH Berovë, ndërsa gjykatësja Anita Stojanova kthehet në Gjykatën e Apelit. Në Gjykatën Themelore në Kërçovë për shkak të gjendjes alarmante me numrin e gjykatësve delegohen tre gjykatës nga Gjykata Themelore (GJTH) Gostivar, prej të cilëve një gjykatës nga GJTH Gostivar i cili edhe vitin e kaluar ishte deleguar dhe punonte në lëndë civile ka pranuar të mbetet të punojë në Kërçovë. Gjykatësit Qukim Fetai dhe Alim Sadiku nga GJTH Gostivar janë të deleguarit e rinj të punojnë në GJTH Kërçovë, ky është vendimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor sipas pikës “Vendim pas kërkesës së gjykatësve të deleguar, ndërsa cili ishte marrë sot në mbledhjen 520.
Nënkryetari i Këshillit, gjykatësi Hanif Zendeli i cili njëherësh është edhe koordinator për Gjykatën Themelore Kërçovë sqaroi se vitin e kaluar ishin deleguar tre gjykatës nga GJTH Gostivar në GJTH Kërçovë.
“Vlerësoj se gjykatësit, të cilët i zgjodhëm akademikët edhe atë Qukim Fetai dhe Alim Sadiku propozoj të delegohen që një vit të punojnë në Gjykatën Themelore Kërçovë”, thotë Zendeli.
Gjykatësit të cilët janë deleguar nga GJTH Gostivar në GJTH Kërçovë janë përcaktuar sipas renditjes në listë. Gjykatësit e rinj të deleguar në GJTH Berovë dhe GJTH Kërçovë do të punojnë në lëndë një vit duke filluar nga 1 maji i vitit 2025.
Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme të 520 njëzëri me 13 vota vendosi edhe gjashtë gjykatësve, të cilët i plotësojnë kushtet për pensionim me 64 vjet, tu vazhdohet puna në afat prej një vjet me ushtrimin e funksionit gjyqësor.
Gjykatësit Vasil Dimkovski nga Gjykata Themelore Penale Shkup, Bllagica Goshovska gjykatëse nga GJTH Kriva Pallankë, Jovanka Ivanovska nga GJTH Prilep, Kiro Mihajlovski GJTH Gostivar, Tatjana Mitrovska nga GJTH Manastir dhe Tatjana Susulevska nga Gjykata e Apelit Manastir do të vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën për një vit, edhe pse i plotësojnë kushtet për pension, pasi kanë mbushur moshën 64 vjeçare. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, sqaroi se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për marrëdhëniet e punës, në fuqi me datë të publikimit më 22 shkurt 2025, me nenin 104 A, ofrohet e drejta që një person i zgjedhur ose i emëruar të vazhdojë të kryejë funksionin edhe pasi të plotësojë kushtet për pension më së shumti deri 67 vjet, ndërsa me deklaratë të dhënë për vazhdim.
