By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sveçla priti në takim Toshkovskin, diskutojnë për bashkëpunimin kufitar dhe sigurinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sveçla priti në takim Toshkovskin, diskutojnë për bashkëpunimin kufitar dhe sigurinë
Maqedoni

Sveçla priti në takim Toshkovskin, diskutojnë për bashkëpunimin kufitar dhe sigurinë

admin
Last updated: 17/04/2025 20:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ditën e sotme ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për zbatimin e marrëveshjes së fundit për pikë-kalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë, bazuar në parimin “Hyrje-Hyrje”, si dhe për pikën Glloboqicë – Jazhincë, ku shumë shpejt, me finalizimin e punimeve teknike, do të fillojë zbatimi i të njëjtit parim.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy ministrive, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë kufitare, luftimit të krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, si dhe forcimin e bashkëpunimit policor, njofton Ministria.

Sveçla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe theksoi se marrëveshja e fundit ndërmjet dy vendeve tregon gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të avancuar më tej marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut në luftimin e të gjitha llojeve të krimeve.

Nga ana e tij, Ministri Toshkovski vlerësoi bashkëpunimin ekzistues ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe informatave për të garantuar siguri të qëndrueshme për qytetarët e të dyja vendeve.

Në fund të takimit, të dy ministrat u dakorduan për të intensifikuar kontaktet ndërinstitucionale dhe për të punuar së bashku në projekte të përbashkëta në kuadër të iniciativave rajonale dhe evropiane për siguri dhe rend.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rriten eksportet/ Më shumë minerale, lëndë djegëse dhe tekstile-këpucë! Më pak makineri të importuara
Next Article Jeta përtej Tokës, mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?