By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 1 muaj pas vdekjes së Vedat Ademit, Prokuroria në pritje të raportit të autopsisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 1 muaj pas vdekjes së Vedat Ademit, Prokuroria në pritje të raportit të autopsisë
Maqedoni

1 muaj pas vdekjes së Vedat Ademit, Prokuroria në pritje të raportit të autopsisë

admin
Last updated: 17/04/2025 22:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 17 prill – Një muaj ankth për familjen Ademi nga Kumanova. Deri më tani ende nuk ka një epilog për zbardhjen e rastit të vdekjes së Vedat Ademit, i cili më 17 mars shkoi në Spitalin e Kumanovës për tu mjekuar dhe gjeti vdekjen. Instituti i mjekësisë ligjore ende nuk e ka nxjerr raportin e autopsisë.

“Nga Instituti i mjekësisë ligjore këtu në Shkup thanë se raporti i autopsisë për të ndjerin Vedat Ademi akoma nuk është gati. Ndonëse është një analizë mjaft komplekse, e cila bëhet nga tre laboratorë dhe rezultatet, të cilat pritet të jenë vendimtare për zbardhjen e rastit të humbjes së jetës së 32 vjeçarit në Spitalin e Kumanovës, rast për të cilin prokuroria ka ngritur dyshime për stafin mjekësor”.

Dosja hetimore e rastit të vdekjes së Vedatit, tregon se i ndjeri ka vuajtur nga gurët në tëmth, duke e bërë që të kthehet nga Gjermania në Kumanovë për tu mjekuar dhe eventualisht për t’ju nënshtruar një intervenimi kirurgjikal. Sipas raportit, mjeku i ka dhënë infuzion me analgin pa verifikuar që është alergjik edhe pse në librezën shëndetësore ka qenë e evidentuar.

Dr. Zoran Gjeorgjievski, PA pasur informacion të mëparshëm që pacienti është alergjik në Analgetikë, e dha udhëzim që në infuzionin e dytë të shtohet ampula ANALGIN si përforcim të terapisë kundër dhimbjeve, kjo është evidentuar në shkresën për pranim të terapisë; Para aplikimit të terapisë së udhëzuar, infermieret kujdestare NUK e kanë pyetur pacientin në mënyrë plotësuese për reagime eventuale alergjike ndaj barërave të caktuara dhe madje NUK është kontrolluar libreza e shëndetësisë”, thuhet në Raportin e Komisionit të posaçëm të MSH

Nga Prokuroria e Kumanovës thonë se vazhdimi i hetimit varet nga gjetjet në raportin e autopsisë, por që dyshime ka edhe për lëshime të tjera të stafit mjekësor dhe të institucionit shëndetësor. Prokurorja Teuta Ramadani tha se do të merren edhe masat përkatëse ndaj të dyshuarave për të ngritur akuzat.

“Kur kemi pasoja fatale shkojmë më veprën penale: Vepër e rënd kundër shëndetit të njerëzve, sipas Nenit 217 të Kodit Penal, ku parashikohet burgim deri në 10 vite. Mirëpo shkaku i vdekjes do të vërtetohet në bazë tu autopsisë që është kyçe për hetuesinë se a do shkojnë në përgjegjësi penale”, tha Teuta Bediu-Ramadani

Ndërkaq, raporti i Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor tregon edhe lëshime të tjera. Intervenimi i ngathët në procesin e reanimimit në kushte spitalore nuk do të ishte me fatalitet na shoku anafilaktik nëse do të ishin të gjitha pajisjet e duhura dhe gatishmëria e stafit mjekësor për të intervenuar në kohë. Në raportin specialistik të kryer nga dr.Zoran Gjeorgjievski nuk është e shkruar anamneza e pacientit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Iljasa Zeqiri emërohet zëvendës Kryeshef i SPB Kumanovë përgjegjës për Kumanovë, Likovë, Kratovë, Kriva Pallankë dhe Staro Nagoriçan
Next Article Tetovë, hapet pika për informim turistik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?