By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse Nissan mendon se tarifat janë një mundësi e artë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Pse Nissan mendon se tarifat janë një mundësi e artë?
Auto

Pse Nissan mendon se tarifat janë një mundësi e artë?

admin
Last updated: 18/04/2025 10:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në ditët e errëta të krizës financiare të vitit 2008, Rahm Emmanuel, në atë kohë këshilltar i Barack Obamas, tha: “Mos lejoni kurrë që një krizë e mirë të shkojë dëm”.

Tarifat janë një krizë për prodhuesit e automjeteve, por një krizë në të cilën Nissan sheh një avantazh.

“Ne kemi një mundësi, mendoj, me këtë tarifë”, tha Vinay Shahani, shefi i shitjeve dhe marketingut të Nissan USA.

“Ne jemi shumë me fat që kemi një gjurmë të fuqishme industriale në SHBA, në Smyrna në Tennessee…dhe në Kanton, Misisipi, dhe mendoj se është mundësia për të nxitur dhe për të shfrytëzuar vërtet disa nga këto modele që ndërtojmë në SHBA.”

Nissan ka ndërtuar vetura në Smyrna që nga viti 1983 dhe aktualisht prodhon Rogue – më i shituri i tij – Pathfinder, Murano dhe Infiniti QX60.

Në Kanton, ajo ndërton Frontier dhe Altima.

Nissan prodhon shumë modele të njohura dhe të përballueshme si Sentra, Versa dhe Kicks në Meksikë dhe importon disa pjesë nga Japonia.

Por, veturat që prodhon në SHBA përfaqësojnë një pjesë të mirë të shitjeve totale të saj, përcjell Telegrafi.

Tani, Shahani thotë se Nissan po zhvendos më shumë prodhim Rogue nga Japonia në SHBA.

Dhe së shpejti, Nissan do të ketë një Rogue të gjeneratës së re me një sistem motorik hibrid të shumëpritur, duke përfshirë një variant plug-in.

Marka pati disa muaj të trazuar, me bisedime për bashkim me Hondan që nuk shkuan askund, dhe CEO i vjetër i saj u zëvendësua.

Por nuk janë të gjitha lajme të këqija.

Shefi i ri Ivan Espinosa ka injektuar pak energji në kompani dhe në SHBA, shitjet janë të forta.

Deri më 1 prill, ajo është rritur 5.7% nga viti në vit dhe gama e gjerë e modeleve të saj të përballueshme po shijon një lëvizje më të madhe drejt veturave më të lira në Amerikë.

Ndryshe, veturat ishin tashmë të shtrenjta përpara tarifave, dhe shumica e indikacioneve tregojnë për rritje të mëtejshme të çmimeve gjatë muajve të ardhshëm.

Pandikuthira thotë se është e rëndësishme që Nissan të bëjë përmirësime të mëdha me gjeneratat e reja të modeleve të tij të përballueshme, pa rritje të mëdha çmimesh.

Është diçka që tashmë po funksionon mirë.

“Ne kemi arritur atë pikë si një markë e aksesueshme”, tha ai.

“Ka një mundësi të madhe në treg për këto automjete nën 30,000 dollarë,” shton Shahani. “Ne kemi gjashtë makina që fillojnë nën 30,000 dollarë.”

You Might Also Like

BMW M3 e re me shumë mundësi do të duket kështu

BMW sjell 7 modele të reja në 2026 – lista e plotë

Tregtarët indianë të makinave në alarm – thonë se lufta në Iran do të godasë furnizimet

Ndërtoi veturën më të veçantë në botë – më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit

Bugatti prezanton veturën veçantë “La Perle Rare”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vendimi i zgjuar nga administrata Trump që do t’i mbaj telefonat tuaj të sigurt
Next Article Messi thyen heshtjen për Lamine Yamal: Ai tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?