By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peci me një mesazh për subjektet opozitare: Mirëmëngjesi nga Qeveria kujdestare në detyrë, e cila ka prioritet vetëm Kosovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Peci me një mesazh për subjektet opozitare: Mirëmëngjesi nga Qeveria kujdestare në detyrë, e cila ka prioritet vetëm Kosovën
Maqedoni

Peci me një mesazh për subjektet opozitare: Mirëmëngjesi nga Qeveria kujdestare në detyrë, e cila ka prioritet vetëm Kosovën

admin
Last updated: 18/04/2025 12:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë një reagim pasi edhe ditën e enjte dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Peci ka numëruar disa nga sukseset e arritura gjatë udhëheqjes së tij me Ministrinë e Bujqësisë, transmeton Telegrafi.

“Mirëmëngjes nga Qeveria kujdestare, në detyrë e cila edhe në këto rrethana, ka prioritet vetëm Kosovën”, shkroi Peci në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se nga importi i kafshëve më dokumenta të falsifikuara të realizuar me dekada, që paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore deri te evazioni fiskal që i është shkaktuar shtetit në vlera qindra milionëshe.

Tutje, ai ka shkruar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës muajve të fundit ka ndërmarrë një mori masash: në dobi të shtetit ligjor; sigurisë ushqimore; parandalimit të sëmundjeve infektive; dhe
ndalimit të kontrabandës.

Peci thotë se vetëm në periudhën e fundit tre mujore si rezultat i veprimeve proaktive janë ndërmarrë këto hapa:28 operatorëve ekonomikë, iu janë pëzulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian; Prokuroria posedon faktet edhe për falsifikim të dokumentacioneve nga operatorë të caktuar ekonomikë.

“Dëmi financiar i shkaktuar Republikës së Kosovës nga këta operatorë ekonomikë është qindra miliona euro, ndërsa dëmi në cënimin e sigurisë ushqimore është i pakthyeshëm dhe i papërllogaritshëm”.

Ai shtoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka shënuar rezultatet më të mira në histori në vitin 2024, që nga themelimi i kësaj agjencie.

“Reformën dhe të arriturat e kësaj agjencie i konfirmon edhe Raporti i fundit i Progresit i Bashkimit Evropian. Është rritur intensiteti i inspektimeve në çdo pikë ku shitet mishi, si rrjete të dyqaneve ashtu edhe në mishtore e therrëtore, si për mishin e freskët ashtu edhe për mishin e ngrirë që importohet në Kosovë”, theksoi ai.

Peci deklaron se gjithçka në Kosovë tashmë gjurmohet falë digjitalizimit të procesit, që nga matrikula; numri identifikues i kafshës që lind, importohet, e thërret.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Çdo import që realizohet, duhet ta ketë historiatin valid, ndërkaq nuk ka ndërrim të destinimit të qëllimit të importi të kafshëve e as ri-destimin. Përmes këtij sistemi, kontrollojmë tentativat për ri-eksport dhe i parandalojmë ato, qoftë të kafshëve të gjalla, qoftë të mishit të importuar. Kemi goditur në hallkën më të fortë të zinxhirit të importuesve të kafshëve të gjalla në Kosovë, duke i mbajtur përgjegjës për tentimin e keqpërdorimit dhe mashtrimit në proces të importit”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bastoni për Ligën e Kampionëve: Mund të mposhtim cilindo ekip
Next Article Osmani përkujton dëshmorët e Prishtinës: Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?