By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat, opozita po e sheh rrezikun e partisë fituese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat, opozita po e sheh rrezikun e partisë fituese
Maqedoni

​Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat, opozita po e sheh rrezikun e partisë fituese

admin
Last updated: 18/04/2025 15:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ndonëse dy herë radhazi dështoi seanca konstituive, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se i kanë numrat për formimin e institucioneve të Kosovës.

Në një deklaratë për kp Maqedonci e vlerëson qasjen e opozitës si goditje ndaj demokracisë.

Sipas tij, fitorja e partisë Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk është dosido dhe siç thotë ai opozita po e sheh këtë rrezik, kështu duke penguar konstituimin e Kuvendit.

“Patjetër që numrat i kemi. Ne jemi të vetëdijshëm të gjithë që Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese dhe nuk është fituese dosido…Opozita duke e parë këtë rrezik për ta e pengoi që dy seanca radhazi konstituimin e Kuvendit që është një goditje ndaj demokracisë…Dje ka qenë shumë e qartë. Është thirrur një takim konsultativ që s’ka pasur të bëjë me aspektin procedural, por me aspektin e konsultimeve para se të hyhet në seancë, me qëllim që të shmanget mundësia e ndonjë shkelje kushtetuese apo ligjore dhe ka qenë hezitimi i një pjese të opozitës që edhe të komunikojë. Ne e promovojmë dialogun dhe konsultimet si mjet kryesor para se të marrim vendime politike të nivelit të përbashkët nacional”, deklaron Maqedoni.

Ndërkaq, lidhur me atë nëse LVV-ja ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, Maqedonci thotë se një gjë e tillë do të bëhet e ditur nesër.

“Besoj që kjo do të bëhet e ditur nesër, të shtunën kur edhe është planifikuar dhe seanca e radhës…Patjetër që ne nuk futemi në seancë pa pasur emër (kryeparlamentarit)”, thotë Maqedonci.

Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë insistojnë që anëtarët e qeverisë në detyrë të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.

Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit – periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas Ligjit për Qeverinë, nëse një anëtar i ekzekutivit zgjidhet deputet i Kuvendit, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë.

Të enjten më 17 prill, deputetët e zgjedhur dështuan për herë të dytë të konstituojnë organin legjislativ.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.

PDK, LDK dhe AAK kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës, që sipas tyre po bëhet për “pazare politike”.

Betimi i deputetëve do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe më pas qeverisë së re.

Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë./kp/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Më shumë se 1000 propozime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë
Next Article Gjenerali Osborn viziton Kosovën për të thelluar bashkëpunimin me FSK-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?