By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
Maqedoni

Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në

admin
Last updated: 18/04/2025 16:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill – Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje mes Sofjes dhe Shkupit, në mënyrë që të kalojmë këtë periudhë krize dhe të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Në çdo rast, Kushtetuta duhet të ndryshohet, tha në një intervistë për agjencinë bullgare “BGNES”, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri (Mickoski) dëshiron një lloj garancie që të mos ketë kushte të reja, sepse rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO ka qenë e vështirë. Unë jam optimist se do të gjendet një zgjidhje midis Sofjes dhe Shkupit në mënyrë që të mund ta tejkalojmë këtë periudhë krize dhe të fillojmë negociatat me BE”, thotë Taravari.

I pyetur nëse po kërkohet zgjidhje jashtë Kornizës negociuese, Taravari është i bindur se duhet ndryshuar Kushtetuta. “Sidoqoftë, Kushtetuta duhet të ndryshohet. Kryeministri me të drejtë dëshiron një lloj garancie se ky është kushti i fundit, se nuk do të ketë kushte të tjera për Maqedoninë. Shpresoj se do të gjendet një lloj zgjidhjeje mes Shkupit dhe Sofjes, qoftë edhe me garanci nga Brukseli dhe Uashingtoni, për të kaluar këtë periudhë, e cila është shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thekson Taravari.

I pyetur se çfarë po ndodh në koalicionin VLEN, që është pjesë e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë tha nuk ka konflikt në mes partive, por ka vetëm keqkuptime.

“Asgjë e veçantë. Partia jonë Aleanca për Shqiptarët do të marrë pjesë e pavarur në zgjedhje dhe tre partitë e tjera do të vazhdojnë së bashku si koalicion VLEN. Ne kërkuam që listat për këshilltarë të ishin të ndara, ata donin të ishin të përbashkëta dhe për këtë arsye ne garuam me kandidatët tanë për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë. Nuk ka asnjë konflikt mes partive në koalicion, vetëm keqkuptim”, tha Taravari.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fëmijët e Ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Shkupi nisen drejt Turqisë për të përfaqësuar kulturën shqiptare
Next Article Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?