By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Maqedoni

Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

admin
Last updated: 18/04/2025 16:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës” të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori.

Osmani tha se sot e përgjithmonë këta tre emra do të mbeten të gdhendur në ndërgjegjen kolektive të popullit tonë.

Ajo theksoi se të mbijetuarit e dhunës me dhimbjen e tyre e kanë ndriçuar rrugën drejt së vërtetës, drejtësisë dhe shpresës.

Në këtë ceremoni, Osmani tha se ka momente që nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohje.

“Ju jeni zëri i së vërtetës që pret drejtësi me dekada. Ju ngritët zërin e mijëra të mbijetuarve të krimit të llahtarshëm gjatë luftës”, tha Osmani derisa iu drejtua të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Osmani tha se nuk mund të ndërtohet paqe e qëndrueshme pa pasur drejtësi për ata që kanë përjetuar dhunën më çnjerëzore.

Pas pranimit të dekoratës, i mbijetuari i dhunës Ramadan Nishori falënderoi të gjithë ata që e përkrahën që nga dita kur ai vendosi që publikisht të ndante rrëfimin e tij.

Ndërsa Vasfie Krasniqi-Goodman iu bëri thirrje të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale në atë kohe të kërkojnë drejtësinë.

“Ju lus që kudo që jeni, ka ardhur koha të kërkoni drejtësinë, lirojeni shpirtin, të mos ia falni Serbisë krimin që e kanë kryer”, tha Krasniqi-Goodman.

Shyhrete Tahiri-Sylaj falënderoi të gjithë për përkrahjen e dhënë ndaj tyre. /Kp/Telegrafi/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
Next Article Real Madridi mund të emërojë njërin nga dy legjendat nëse Ancelotti shkarkohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?