By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Procesi i votimit nga diaspora, Zannier: Jam i impresionuar, të dhënat personale të tyre të mbrohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Procesi i votimit nga diaspora, Zannier: Jam i impresionuar, të dhënat personale të tyre të mbrohen
Shqipëri

Procesi i votimit nga diaspora, Zannier: Jam i impresionuar, të dhënat personale të tyre të mbrohen

admin
Last updated: 18/04/2025 17:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi së bashku me kreun e misionit të OSBE/ODHIR, Lamberto Zannier zhvilluan sot, në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, një takim njohës mbi procesin.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e misionit u njohën nga afër me procedurat e pritjes dhe administrimit të zarfave të votimit të zgjedhësve nga jashtë vendit, si dhe me masat e marra për të garantuar integritetin, transparencën dhe standardet profesionale të procesit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR u njohën edhe me fazat e fundit të dërgimit të votave përmes shërbimit ndërkombëtar DHL, që garanton gjurmueshmëri dhe dorëzim të sigurt të çdo zarfi me votë të vlefshme pranë KQZ-së.

Ambasadori Zanier vlerësoi pozitivisht organizimin e qendrës, qartësinë procedurale dhe profesionalizmin e treguar nga stafi i KQZ-së në administrimin e këtij procesi historik. Ai gjithashtu iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të gazetarëve të pranishëm.

“Procesi i votimit nga jashtë është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i mirëorganizuar sepse ka një numër të lartë votuesish. Doja të shihja vet procesin si është organizuar dhe jam i impresionuar. Do të garantohet që të gjithë votuesit të votojnë dhe të dhënat personale të tyre të mbrohen”, deklaroi Ambasadori Lamberto Zannier.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: Pasaporta europiane u siguron shqiptarëve statusin e qytetarit të barabartë në BE
Next Article Investimet në pushtetin lokal përpjekje për decentralizim të plotë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?