By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Forcimi i aleancës ushtarake: Gjenerali amerikan vlerëson progresin e FSK-së gjatë vizitës në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Forcimi i aleancës ushtarake: Gjenerali amerikan vlerëson progresin e FSK-së gjatë vizitës në Kosovë
Maqedoni

Forcimi i aleancës ushtarake: Gjenerali amerikan vlerëson progresin e FSK-së gjatë vizitës në Kosovë

admin
Last updated: 18/04/2025 17:42
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn, ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila u vlerësua si një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve ushtarake në kuadër të programit të partneritetit shtetëror.

Vizita e tij nisi me një takim të ngrohtë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku të dy palët diskutuan mbi progresin e deritanishëm dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe GKA-së. Në fokus të diskutimeve ishte përmirësimi i kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe përgatitja për sfidat e sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë qëndrimit në Kosovë, Gjenerali Osborn vizitoi disa njësi kyçe të FSK-së. Një ndalesë e rëndësishme ishte Komanda e Logjistikës (KL), ku iu prezantuan zhvillimet e fundit në fushën logjistike, kapacitetet aktuale, sfidat dhe objektivat për të ardhmen. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvoja dhe për të vlerësuar nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike dhe profesionale.

Një tjetër pikë kulmore e vizitës ishte Qendra për Studime Universitare në Akademinë e Mbrojtjes, ku Gjenerali Osborn mbajti një fjalim frymëzues para kadetëve. Ai vlerësoi punën e Akademisë në përgatitjen e udhëheqësve të rinj ushtarakë dhe theksoi rëndësinë e edukimit të lartë për ndërtimin e një ushtrie profesionale dhe të përkushtuar ndaj misionit dhe vlerave demokratike.

Gjenerali Osborn vizitoi gjithashtu Regjimentin e Parë të Këmbësorisë, duke parë nga afër përgatitjet stërvitore që po zhvillohen në kuadër të planit vjetor të ushtrimeve. Në kuadër të vizitës, ai inspektoi edhe punimet në Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës, ku po zhvillohet projekti i përbashkët me SHBA-të për ndërtimin e Qendrës së Mirëmbajtjes së automjeteve HMMWV, një projekt kyç për rritjen e kapaciteteve teknike të FSK-së.

Në Babaj të Bokës, Gjenerali Osborn pati rastin të vizitojë edhe zonat ku do të vendoset Divizioni 28 i ushtrisë amerikane për të marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25/Immediate Response 25 (DE25/IR25)”. Ai gjithashtu inspektoi poligonin e stërvitjes ku pritet të zhvillohet ky ushtrim, duke theksuar rëndësinë e këtyre operacioneve të përbashkëta për ndërtimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrive aleate dhe partnere.

Në përmbyllje të vizitës së tij, Gjenerali Osborn falënderoi Gjeneral Jasharin dhe të gjithë personelin e FSK-së për mikpritjen dhe profesionalizmin e treguar. Ai u shpreh i impresionuar me progresin e arritur nga FSK-ja dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Ajovës në rrugëtimin strategjik të Kosovës drejt ndërtimit të një force të qëndrueshme, të aftë për t’i shërbyer vendit dhe për të kontribuar në sigurinë globale.

Vizita e Gjeneral Osborn-it përforcon edhe njëherë lidhjet e forta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmon përkushtimin e përbashkët ndaj paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Basha takim në biznesin në Farkë: Mbështetje me taksën e sheshtë 9%
Next Article MASH me reagim ndaj Levicës: Pagat në shkolla nga ky muaj janë rritur për shtatë për qind

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?