By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kostoja e punimeve të ndërprera në Prishtinë, miliona euro në rrezik nga vendimet e gjykatave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kostoja e punimeve të ndërprera në Prishtinë, miliona euro në rrezik nga vendimet e gjykatave
Maqedoni

Kostoja e punimeve të ndërprera në Prishtinë, miliona euro në rrezik nga vendimet e gjykatave

admin
Last updated: 18/04/2025 21:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ndërtimi i ishullit të Arbërisë në lidhje me Pallatin e Rinisë do t’i kushtojë komunës së Prishtinës 3 milionë e 500 mijë euro, prej të cilave mbi 1 milion janë paguar për të deri tani.

Ndërtimi i nënkalimit te rruga “Agim Ramadani”, është një tjetër projekt me vlerë prej 4 milionw e 100 mijw eurosh, ndërsa 18 milionë të tjera për zgjerimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Në total, janë mbi 25 milionë euro që i kanë mbetur pezull Komunës së Prishtinës, sipas raporteve vjetore, me ndërprerjen e punimeve në këto projekte, pa numëruar pagesat e projektimit, konsultimet, ekspertët dhe jo vetëm.

Pavarërisht rrethanave, ato para Komuna nuk mund t’i shfrytëzoj askund tjetër.

“Momentalisht s’ka dëmtim të buxhetit të buxhetit publik sepse s’ka nisur punë për t’u bërë pagesa për to. Në momentin kur janë dhënë kontratat, paraprakisht kur janë iniciuar procedurat e prokurimit për shpërblimin me to, është bërë zotimi i mjeteve. Për të dyja ka mjete të zotume dhe kjo nuk mundet me u përdor në asnjë projekt tjetër. Përderisa këto projekte janë valide nuk munden me u prek, kur nisin kryen edhe pagesat. Kur të hapësh procedurë tenderimi, të kërkohet t’i kesh paratë për atë punë. S’mundesh ti ndryshosh deri të bëhet rishikimi i buxhetit por kur ka nënshkrim të parave, për atë projekt shkojnë. Vetëm nëse shkëputet kontrata. Nëse shkëputet mund të bëhet rizotimi i mjeteve por s’ka indicie të tilla. Po u shkëput çështja mund të shkojë në gjykatë, me e paditë por nuk ka obligime kontraktuale aty për aty. Shkëputja bëhet për disa arsye. Nëse njëra ndër arsyet është valide, Ministria ta shkëput kontratën, nuk të obligohet hiç por operatorët ekonomik pretendojnë se bëhet për faj të komunës e për rrjedhojë, arrin në gjykatë”, ka thënë Ardit Dragusha, hulumtues i prokurimit në “Demokracia Plus”.

Në rast të arritjes së lëndës në Gjykatë, nëse kjo e fundit sheh valide ankesat e operatorit, mund të detyrojë komunën që t’ia paguaj detyrimet.

Nga komuna, thonë se ndërprerja e punimeve në dy prej projekteve, po bëhet qëllimshëm.

“Vlera përafërisht e projekteve të bllokuara është afër 25 milionë euro që i kemi të ngrira si pasojë e mosveprimit në terren, sepse procedurat si projektimi, prokurimi kanë përfunduar. Është çështje e operatorit se si e përcakton ai të drejtën e tij të kërkuar në gjykatë, kjo u takon atyre. Është në të drejtën e tyre të kërkojnë pjesën për të cilën zotohet një institucion për të ia përcjell e mbetet plotësisht në dorë të gjykatës. Me bllokadën që po bëhet për dy rastet është bllokadë edhe në kuptimin politik, edhe në atë financiar edhe të zbatimit të projekteve. Do t’i shtjerrim të gjitha mundësitë për t’i zgjidhur sepse në fund të fundit, pasojat do t’i kenë qytetarët”, ka thënë Donat Lushaku, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.

Deri në një zgjidhje konkrete me një përgjigje përfundimtare nga Ministria e Kulturës ose Gjykata Kompetente, 25.600.000 milionë euro do mbesin në letër.

Nga ana tjetër, javën e kaluar nga ministria në fjalë u paralajmëruan hetime ndaj Kryetarit Rama, kërkesë që sipas tyre tanimë është dorëzuar në organet kompetente.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ganiu: Në disa komuna do të ketë kandidat mbipartiak
Next Article Osmani: Qëllimi i udhëheqjes serbe është rikthimi i Ballkanit në të kaluarën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?