By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti meritojnë drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti meritojnë drejtësi
Maqedoni

Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti meritojnë drejtësi

admin
Last updated: 21/04/2025 10:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me aksionin policor të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, që lidhet me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se drejtësia për rreshterin e ndjerë është domosdoshmëri dhe përgjegjësi institucionale.

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. Zero tolerancë!”, ka shkruar Sveçla, duke lënë të kuptohet se aksioni i sotëm është vetëm një hap në zbardhjen e këtij rasti të rëndë.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite ngushëlluese tek familja e rreshterit të vrarë, kishte premtuar se drejtësia do të vihet në vend.

“Vrasja e tij do të ndriçohet e kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen. Emri i tij do të rrojë e kujtimi për të nuk do të shlyhet”, kishte deklaruar Kurti para familjes së rreshterit Lika.

Policia e Kosovës, në një operacion të përbashkët me Njësinë Speciale dhe hetues të krimeve të rënda, ka bastisur disa lokacione në Kaçanik,  të ndërlidhura me vrasjen e rreshterit. Autoritetet kanë paralajmëruar se pas përfundimit të operacionit do të publikohen detaje shtesë.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hailey Bieber ndan fotografi të ëmbla me djalin e saj Jack për Pashkë
Next Article Xheneta reagon ndaj kritikave pas videos ironizuese me Brikendën: Qenkni ‘prekë’, moralistë, shumë prej jush edhe të ashtuquajtur ‘VIPa’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?