By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndarja nga jeta e papa Françeskut, reagon politika shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndarja nga jeta e papa Françeskut, reagon politika shqiptare
Shqipëri

Ndarja nga jeta e papa Françeskut, reagon politika shqiptare

admin
Last updated: 21/04/2025 11:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Politika shqiptare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke shpërndarë mesazhe përmes të cilëve shprehin vlerësime për Atin e Shenjtë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook ku e quan Papën e ndjerë “një mik të paharrueshëm të Shqipërisë”.

“Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Begaj: Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona

Presidenti Bajram Begaj kujton takimet me papa Françeskut, te cilat thotë sedo t’i ruaj në kujtesë.

“Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje. Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, shkruan Begaj.

Vatikani njoftoi ndarjen nga jeta të Papa Françeskut mëngjesin e kësaj të hëne (21 prill). Ai mbylli sytë përgjithnjë në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit. Papa, emri i të cilit është Jorge Mario Bergoglio, ishte diagnostikuar me pneumoni dypalëshe dhe qëndroi disa javë i shtruar në spitalin Gemelli të Romës. Vdekja e tij vjen një ditë pasi u shfaq në Sheshin e Shën Pjetrit për t’u uruar “Gëzuar Pashkët” mijëra besimtarëve.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal
Next Article SZA turpërohet në skenë pas një incidenti gjatë natës së parë të turneut me Kendrick Lamar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?