By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeprokurori i Ferizajt: Sipas dyshimeve të para, motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryeprokurori i Ferizajt: Sipas dyshimeve të para, motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic
Maqedoni

Kryeprokurori i Ferizajt: Sipas dyshimeve të para, motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

admin
Last updated: 21/04/2025 12:15
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë në Kaçanik dhe një lokacion në Klinë, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Si rezultat i aksionit janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, përfshirë edhe një ish-pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në një konferencë për media, kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, ka deklaruar se personat e arrestuar do të dërgohen në mbajtje dhe ndaj tyre do të ndiqen procedurat e mëtejshme hetimore.

“Sipas dyshimeve tona, motivi i kësaj vrasjeje lidhet me punën e viktimës si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Çerkini.

Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje për operacionin policor, duke bërë të ditur se janë bastisur nëntë lokacione – shumica në Kaçanik dhe një në komunën e Klinës.

“Janë arrestuar 7 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit. Gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, fishekë, dylbi dhe dëshmi të tjera që do të shërbejnë në hetime”, u shpreh Hoxha.

Një detaj tronditës që u bë i ditur gjatë konferencës ishte fakti se njëri nga të arrestuarit sapo kishte mbushur 17 vjeç në ditën e operacionit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deri sa të ngrihet tym i bardhë: Si zgjidhet Papa i ri?
Next Article Johnny Depp pranë rikthimit si Jack Sparrow – Disney planifikon rindezjen e “Pirates of the Caribbean”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?