By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon
Shqipëri

Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon

admin
Last updated: 21/04/2025 15:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në kantierin ku po ndërtohet një prej komplekseve sportive më të mëdha në vend dhe rajon, Akademia e Futbollit Dyrrah City.

Kryeministri, i shoqëruar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, si edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako u shpreh se ky kompleks po ndërtohet sipas metodologjisë së akademisë elitë Manchester City Football School, si një mundësi e artë për të rinjtë e talentuar, por edhe për futbollistët profesionistë të cilët tashmë do të mund të stërviten dhe të promovohen përmes saj, në botën e madhe të futbollit.

Kompleksi i ri do të jetë i organizuar në tetë fusha futbolli, dy basketbolli, palestra, qendër fizioterapie, rezidencë për sportistët dhe park rekreativ.

Sipas drejtuesit të këtij projekti, do të ketë një parkim të dedikuar për kompleksin, dy objekte kryesore në funksion të sporteve, shtatë fusha, katër me bar sintetik dhe tre me bar natyral dhe fusha kryesore me ministadium ku do mbahen eventet sportive, si edhe dy fusha basketbolli.

Ndërtimi i këtij kompleksi sportiv është parashikuar që të përfundojë pas 48 muajve, por Kryeministri Rama u shpreh se kjo mund të përfundojë deri shtatorin e vitit të ardhshëm, pasi përpos fushave sportive, godina është klasike, por pa kompleksitet në detaje.

“Ne duam të futemi në Champions League, 48 muaj janë për dy vjet, por për një vit do e bëni nëse punoni intensivisht. Në momentin që bëhen fushat, godina nuk është e komplikuar, është shumë klas, por është e thjeshtë. Fushat marrin gjashtë muaj, godina gjashtë muaj dhe dy muaj arredimi, shtatorin e ardhshëm inagurohet kjo”, tha Rama.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Infrastrukturë moderne në Pukë, përparësi tuneli Rreps-Gjegjan
Next Article Berisha paraqitet në SPAK: Ardhja ime këtu, dëshmi e keqpërdorimit politik të drejtësisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?