By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këndi i lojrave për fëmijë në parkun e Kumanovës i mbuluar nga mbeturinat – Qytetarët kërkojnë pastrim urgjent
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këndi i lojrave për fëmijë në parkun e Kumanovës i mbuluar nga mbeturinat – Qytetarët kërkojnë pastrim urgjent
MaqedoniTOP LAJM

Këndi i lojrave për fëmijë në parkun e Kumanovës i mbuluar nga mbeturinat – Qytetarët kërkojnë pastrim urgjent

admin
Last updated: 21/04/2025 19:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 21 prill – Pamje shqetësuese vijnë nga këndi i lojërave për fëmijë në parkun e qytetit të Kumanovës, ku mbeturinat e hedhura nga qytetarët kanë mbuluar zonën përreth. Në vendin ku fëmijët duhet të luajnë të lirë dhe të sigurt, janë shfaqur skena të papërshtatshme dhe alarmuese për shëndetin publik.

Ekipi ynë ishte në vendin e ngjarjes dhe bisedoi me disa qytetarë të shqetësuar, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

“Është turp që një vend ku vijnë fëmijët tanë të jetë kaq i ndotur. Ne si prindër nuk ndjehemi rehat ta lëmë fëmijën të luajë këtu,” – thotë znj. Valbona Imeri, një nënë e cila çdo pasdite shoqëron vajzën e saj në park.

Një tjetër qytetar, z. Shpend Azizi, shton: “Ky problem përsëritet shpesh. Mungon një pastrim i rregullt, por edhe qytetarët sillen papërgjegjshëm. Duhet të ketë më shumë kontrolle dhe gjoba për ndotësit.”

Pamjet e siguruara nga vendi tregojnë kosha të tejmbushur, mbeturina plastike dhe mbetje ushqimore të shpërndara në gjithë hapësirën. Ndërsa zona përreth lodrave për fëmijë është në gjendje të mjerueshme, autoritetet komunale ende nuk kanë reaguar. Qytetarët kërkojnë që Komuna e Kumanovës dhe Ndërmarrja Publike për pastrim dhe gjelbrim, të marrin masa konkrete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të hapësirave publike, si dhe vendosjen e kamerave ose patrullave për të parandaluar ndotjen.

“Nuk mund të bëhet qyteti i pastër pa ndërgjegjësim dhe pa përgjegjësi nga të gjitha palët,” – përfundon znj. Imeri.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Festa e Pashkëve zbrazi qytetet e vendit, qytetarët ua mësynë vendeve fqinje
Next Article Një ushtar profesionist është kapur me 70 gram marihuanë, pas arrestimit është lënë i lirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?