By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Thirrje për institucionet ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, të ndalojnë kursin e diskriminimit gjuhësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Thirrje për institucionet ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, të ndalojnë kursin e diskriminimit gjuhësor
MaqedoniTOP LAJM

BDI: Thirrje për institucionet ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, të ndalojnë kursin e diskriminimit gjuhësor

admin
Last updated: 22/04/2025 09:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 prill – BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike.

Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake, por përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë ekskluzivisht në maqedonisht.

Ky është një trend i rrezikshëm që shkon përtej neglizhencës teknike – është politikë institucionale që kufizon përdorimin praktik të gjuhës shqipe dhe rrënon bazat e barazisë ndëretnike në shtet.

Për më tepër, këto zhvillime vijnë në një moment kur bëhen përpjekje për të vënë në pikëpyetje vetë dispozitat kryesore të Ligjit për Gjuhët në Gjykatën Kushtetuese.

Kur institucionet shtetërore fillojnë të injorojnë ose të relativizojnë një nga arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe – dërgohet një mesazh i rrezikshëm për të ardhmen e kohezionit shtetëror dhe bashkëjetesës ndëretnike.

Ndërsa ndodhin këto procese të rënda, partnerët shqiptarë në qeveri janë zhytur në grindje të brendshme për kryetar të LEN-it edhe pse secili me nga më pak se 1% mbështetje te qytetarët, dhe heshtin përballë kësaj goditjeje ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Me këtë heshtje, ata jo vetëm që e legjitimojnë këtë qasje, por janë bërë pjesë e problemit.

BDI i bën thirrje institucioneve të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, të ndalojnë diskriminimin gjuhësor dhe të reflektojnë për pasojat e këtij kursi.

Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si qytetarë të rendit së dytë.

Barazia gjuhësore nuk është privilegj – është e drejtë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Netflix njofton një seri të bazuar në ngjarje të vërteta, përqendrohet në vrasjet serike më të tmerrshme
Next Article Bayerni ka një tjetër alternativë nëse nuk arrihet Wirtz

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?