By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë
Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë

admin
Last updated: 26/04/2025 15:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Njeriu që prej vitesh lakmon fronin e Ali Ahmetit, sillet sikur ka rënë nga Marsi, e jo sikur ka qenë pjesë e të gjitha qeverive, duke kaluar nga një resor në tjetrin dhe duke lënë pas vetëm skandale. Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, nuk arritën të mësojnë as zanatin e qeverisjes me dinjitet, as kulturën e sjelljes politike në opozitë.

Sot i shohim të kapur në një panik patetik, duke lypur pushtetin sikur të ishte frymëmarrja e tyre e fundit politike.

Në mungesë të çdo ideje apo vizioni, ata vazhdojnë të gënjejnë votuesit e tyre me premtime boshe dhe thirrje të mjerueshme për zgjedhje të parakohshme – vetëm për një qëllim: për të shpëtuar veten, pasuritë e tyre dhe dosjet që çdo ditë po dalin në dritë.

Qytetarët e dinë fort mirë me kë kanë punë:
Me Bujar Osmanin, që shpërndante tenderë për rent-a-car si bakshishe për miqtë dhe rrethin e tij politik. Me Blerim Bexhetin, mjeshtrin e politikës “hidhja – futja”, që bashkë me Danella Arsovskën shndërruan Shkupin në një xhungël. Me të arratisurin Artan Grubi – që u fut në listën e zezë pasi e shpëtoi Sasho Mijallkovin nga burgu, duke hedhur edhe një tjetër njollë turpi mbi nderin e shqiptarëve.
E mendoni vërtet se shqiptarët do t’ju besojnë përsëri?Ku i latë standardet ISO? A i përfunduat?
A morët ndonjë përgjigje nga institucionet evropiane për ato letra që askush s’ua ktheu? Populli e di: ju dini vetëm të gënjeni dhe të vidheni!

Të gjithë e mbajnë mend Dhomën 161 në Kuvend, ku i ashtuquajturi “Front Evropian” – BDI, u përul deri në fund, ofroi katër ministri dhe postin e kryetarit të Kuvendit vetëm për të hyrë në Qeveri me VMRO-DPMNE-në në vend të VLEN-it.

S’është aspak për t’u habitur që sot, kur BDI-ja nuk ka më as pushtet real, as ndikim, përpiqet të ndezë gjakrat me një retorikë të rreme për “poshtërimin” e shqiptarëve – vetëm sepse gjenden në opozitë.Për ta, pushteti ka qenë gjithmonë burim pasurie dhe privilegjesh, kurrë mjet për të ndërtuar të ardhmen e popullit të vet.

Sot, kur dosjet e korrupsionit po u shpërthejnë njëra pas tjetrës, BDI-ja kërkon një “shteg më të shkurtër” përmes krizave artificiale dhe kërcënimeve për bojkot të zgjedhjeve.

Jo për shqiptarët. Jo për të ardhmen. Por për të mbuluar të kaluarën e tyre kriminale.
Ata nuk e kuptojnë se pa reforma programore dhe kadrovike, nuk do të ndiejnë erën e pushtetit për një kohë shumë të gjatë!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anketë MKD: BDI 12.1%, VLEN (bashkë me ASH, Taravarit) 13%
Next Article BDI: Nëse nuk keni frikë nga vullneti i popullit, atëherë ejani në zgjedhje të parakohshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?