By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhvillimet e fundit në skenën politike, Rama: Interesi i qytetarëve para atyre elektorale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zhvillimet e fundit në skenën politike, Rama: Interesi i qytetarëve para atyre elektorale
MaqedoniTOP LAJM

Zhvillimet e fundit në skenën politike, Rama: Interesi i qytetarëve para atyre elektorale

admin
Last updated: 26/04/2025 18:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Zhvillimet e fundit në skenën politike kanë ngritur shqetësime të reja rreth funksionalitetit të koalicionit qeverisës e bashkë me të edhe për ruajtjen e parimeve të përfaqësimit të barabartë. Emri i kreut të njërit krah të ASh-së Arben Taravari ndodhet në qendër të kalkulimeve politike, pasi përflitet largimi i tij nga kabineti qeveritar. Ky veprim, sipas analistëve politikë, mund të prekë ndjeshëm parimin e badenterit, i cili garanton përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në institucionet shtetërore. Nëse Taravari largohet, hapet një boshllëk që mund të shfrytëzohet nga parti të tjera të spektrit politik, si PDSH apo partitë turke, për të plotësuar përbërjen e koalicionit thotë njohësi i rrethanave politike në vend Ariton Rama.

“Të gjitha këto kalkulime politike, tematikat politike të përditshmërisë tonë nuk janë në interes as të partive politike e aq më shumë të shqiptarëve. Nëse kemi daljen e Taravarit nga qeveria, normalisht se rrezikohet parimi i badenterit dhe normalisht që kjo do të nënkuptonte edhe mos stabilitetin e duhur të qeverisë, jo për vota po për parimin e badentarit. Nëse ndodh ajo që flitet se dalja e Taravarit do të krijonte hapësirë për kyçjen e PDSh-së apo partive turke dhe çdo fraksioni tjetër të Frontit Evropian do të krijonte po ashtu stabilitet të badenterit. Jemi në prag të një krize fatale sociale e ekonomike ku kemi ikje të të rinjve dhe jo vetëm të rinjve dhe nuk ka elemente të predispozitës kohore për të manovruar për realizimin e interesave të tyre karshi ballafaqimit të situatës reale në vend.”, u shpreh për TVM2 analisti politik Ariton Rama.

Sipas Ramës zgjedhjet lokale do të shërbejnë për të nxjerrë pjekurinë e klasës politike në vend. Si dhe nëse do të ketë një rifreskim të vërtetë të skenës politike në vend thotë Rama.

“Jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe normalisht këto janë dhe feedback-u kryesor që e nxitë dhe e krijon një aortë në impulsin për të patur një tension më të lartë politik. Nëse kemi dalje totale nga Taravari absolutisht duhet të kemi rikonstruim të ri qeverisë kjo do rishihet si një lloj mekanizmi nga dita e parë për realizimin një lloj dhe programeve ndryshe të qeverisjes.”, tha Rama.

Ariton Rama, gjithashtu nënvizoi nevojën që politika të zhvendoset nga interesat afatshkurtra elektorale drejt ndërtimit të platformave të qëndrueshme për të ardhmen. Sipas tij, është koha për një opozitë të fortë dhe një elitë politike që vendos qytetarin dhe jo partinë në qendër të vendimmarrjes.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bexheti: 120 mln euro mbështetje financiare për bujqësinë
Next Article “Iron man” Gjimshiti/ Pavarësisht dëmtimeve, ndër më të mirët e ekipit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?