By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas sulmit, Kurti viziton zyrën e Postës në Zveçan: Ky vend nuk është i granatave dhe bombave – por i letrave e pusullave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas sulmit, Kurti viziton zyrën e Postës në Zveçan: Ky vend nuk është i granatave dhe bombave – por i letrave e pusullave
Maqedoni

Pas sulmit, Kurti viziton zyrën e Postës në Zveçan: Ky vend nuk është i granatave dhe bombave – por i letrave e pusullave

admin
Last updated: 28/04/2025 13:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot zyrën e Postës së Kosovës në qendër të qytetit të Zveçanit, pas qëndrimit të tij në Leposaviq.

Së bashku me të ishte edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Gëzim Paci, dhe Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci.

“Zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, e hapur më 31 mars 2025, ishte objekt sulmi me granatë dore në fillim të muajit prill. Megjithatë, përkundër dëmeve materiale të shkaktuara nga ky sulm, zyra ka rifilluar shërbimet e saj brenda më pak se dy ditësh, duke dëshmuar qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e Postës dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo është një nga tri zyrat e Postës së Kosovës në këtë komunë, që ofron shërbime universale postare, si dhe shërbime financiare, përfshirë pagesat dhe shërbimet e shpejta express, si në trafikun vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Kurti ka falënderuar punonjësit e Postës për mikpritjen dhe ka përgëzuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Postën e Kosovës për përpjekjet e tyre për zgjerimin e shërbimeve postare në gjithë territorin e Kosovës.

Ai e vlerësoi performancën e Postës së Kosovës, e cila pas periudhës së humbjeve të mëdha financiare në vitet 2016-2021, ka arritur një fitim prej 260 mijë eurosh në vitin e kaluar.

“Ne e dimë mirë që në vitet 2016 deri në vitin 2021 ka pasur humbje të gjithmbarshme prej 9.3 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar e kemi mbyllur me fitim prej 260 mijë euro. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i menaxhimit të mirë dhe të suksesshëm të Postës së Kosovës,” tha Kurti gjatë vizitës.

Ai po ashtu e theksoi se, megjithë ngjarjen e rëndë të sulmit me granatë dore, Posta e Kosovës vazhdon të ofrojë shërbime të rëndësishme për qytetarët, duke e bërë këtë institucion një vend të sigurt dhe të besueshëm.

“Ky vend nuk është i granatave dhe bombave, por i letrave, pusullave dhe mallrave, dhe natyrisht, i dërgesave financiare,” tha Kurti.

Në përfundim, kryeministri në detyrë theksoi rëndësinë e përhapjes së shërbimeve publike për qytetarët, duke përfshirë ndërmarrjet dhe bizneset e ndryshme që operojnë në këtë rajon.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Ballkani Perëndimor, pritet ngadalësim i rritjes ekonomike përballë pasigurisë globale
Next Article Marrëveshja për shërbimin shëndetësor, Rama: QSUT-ja do të kthehet si pikë referimi për Ballkanin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?