Shkup, 28 prill – Universiteti më i ri shtetëror – “Nëna Terezë” – Shkup nga sot ka rektor të ri – prof.dr. Bekim Fetai, i cili e ka marrë funksionin nga ish-prof.dr. Izet Zeqiri.
Fetai është profesor në Fakultetin për shkenca informatike në UNT dhe punon nga themelimi i tij, ndërsa paraprakisht ka përvojë 17-vjeçare si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Siç tha, i njeh mirë gjendjen dhe punën e Univeristetit “Nëna Terezë” si prorektor i ri në dy mandatet dhe para kësaj dekan në Fakultetin ku la ligjëruar.
Në fjalimin pranë ndërmarrjes solemne të mandatit, Fetai theksoi se do të punojë sipa shembullit të patrones së tyre – Nënës Terezë: “Unë vetë nuk mund ta ndërrojë botën, por mund të hedh urë në ujë dhe të krijoj shumë dallgë”.
“Kjo filozofi pasqyron gjithashtu misionin tonë si universitet – të krijojmë valë ndryshimesh produktive përmes arsimit që tejkalon kufijtë, kulturat, kombësitë dhe prejardhjet e ndryshme akademike dhe disiplinat shkencore. Ne nuk jemi vetëm një institucion mësimor, por edhe një komunitet i dedikuar ndaj dijes, njerëzimit, rritjes intelektuale, të menduarit kritik dhe përgjegjësisë sociale. Së bashku, duam të ndërtojmë një universitet që jo vetëm do të ndriçojë mendjet, por edhe do të edukojë zemrat e brezave të rinj. Ne do të krijojmë një mjedis në të cilin çdo student dhe çdo anëtar i shoqërisë sonë do të ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i frymëzuar për të bërë më të mirën e tij”, theksoi Fetai.

Njoftoi se edhe UNT-ja do të synojë drejt bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar ndhe hulumtim dhe iovacione që kontribuojnë për të mirën e shoqërisë.
Përpara se të merrte detyrën, rektori i mëparshëm Zeqiri u përqendria në zhvillimin e institucionit gjatë mandatit të tij. Ai theksoi se UNT fitoi kushte më të mira hapësinore duke u zhvendosur në një vendndodhje të re në ish-kazermën “Ilinden”, duke lënë tre katet në Rabotniçki ku, siç tha ai, kishte një erë myku, dhe tani është e përhapur në një kampus prej tre hektarësh me ambiente shoqëruese dhe në një zonë të peizazhuar hortikulturalisht.
“UNT nuk kishte asnjë denarë donacionesh. Falë lidhjeve dhe besimit që kemi me partnerët tanë të biznesit, veçanërisht me Odeën Ekonomike, Fondacionin Aksis dhe Qytetin e Shkupit, arritëm të realizojmë 300,000 euro donacione për rinovimin e ndërtesave të shkatërruara plotësisht që ndodheshin në kazermën “Ilinden”. UNT kishte vetëm pesë fakultete dhe me një vendim të Kuvendit themeluam edhe tre të reja. Ne e kemi rritur numrin e studentëve nga 500 në 800. Arritëm t’i rrisim pagat dhe t’i sjellim ato në përputhje me pagat në universitetet e tjera ku pagat e profesorëve pothuajse janë dyfishuar në tre vjet”, tha Zeqiri.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska theksoi se Universiteti “Nënë Tereza” është universiteti ynë më i ri shtetëror. Qeveria është e përkushtuar të sigurojë burimet e nevojshme që ai të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej. Me buxhet prej 34 milionë euro, i cili do të sigurohet në faza, duke filluar këtë vit dhe gjatë pesë viteve të ardhshme, do të mbështesë ndërtimin e kampusit modern i cili do të jetë qendër për përsosmëri akademike, shkencë dhe teknologji. Studentët dhe kuadri mësimdhënës do të marrin kushte bashkëkohore për punë dhe avancim.
Duke i uruar mirëseardhje Prof.Dr Bekim Fetaji në funksionin e tij të ri ministrja Janevska shprehu pritjen e saj se ai do të vazhdojë me vizionin për rritje edhe më të madhe të cilësisë së programeve studimore dhe me profesionializimin e tij, do të kontribuojë në zhvillimin e universitetit si institucion bashkëkohor arsimor dhe shkencor, i denjë për mbështetjen që merr.
“Pres që të sjellë energji të re dhe t’i motivojë profesorët universitar dhe studiuesit e universitetit të përparojnë profesionalisht dhe t’i frymëzojë studentët që të përpiqen jo vetëm për të marrë një diplomë, por të bëhen qytetarë vërtet të arsimuar akademikisht, të përgatitur për matjen ndërkombëtare të njohurive”, tha Janevska.
Ministrja falënderoi rektorin e deritanishëm Prof. Dr. Izet Zeqiri, duke theksuar se si drejtues i universitetit dhe si profesor, ai dha kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e brezave akademikë që tashmë janë të integruar në proceset shoqërore dhe në funksionimin e shtetit.
Bekim Fetai është rektori i tretë nga themelimi i Universitetit “Nëna Terezë” në vitin 2016, pas Izet zeqiri dhe paraprakisht Aziz Pollozhanit.

