By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Pensionin mesatar do ta çojmë në 400 euro brenda mandatit të ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Pensionin mesatar do ta çojmë në 400 euro brenda mandatit të ri
Shqipëri

Balla: Pensionin mesatar do ta çojmë në 400 euro brenda mandatit të ri

admin
Last updated: 28/04/2025 15:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë deklaroi se Partia Socialiste gjatë mandatit të ardhshëm do ta bëjë pensionin mesatar 400 euro.

Garanci për mbajtjen e këtij premtimi, sipas Ballës, është puna që ka bërë Partia Socialiste deri më sot në këtë drejtim, duke e dyfishuar pensionin mesatar që gjeti më 2013-n.

“Po, është e vërtetë që ne duhet të bëjmë më shumë dhe ne do ta bëjmë pensionin mesatar. E gjetëm 86 euro kur ia morëm pushtetin Saliut dhe do ta bëjmë 400 euro brenda mandatit tonë të ri.”

Në fjalën e tij, Balla solli edhe një përvojë personale duke përmendur nënën e tij, një ish-infermiere me 45 vite punë, e cila, si shumë të tjerë, humbi vlerën e kontributeve të paguara gjatë komunizmit pas vitit 1992.

“Ne kemi bërë 170 euro, e kemi dyfishuar. Po prapë është i vogël apo s’është kështu? Po kur e bëj këtë debat me mamin tim – mami im ka punuar 45 vjet infermiere, edhe i ra mamit të shkretë që 23 vjet të punonte në komunizëm, 22 vjet në demokraci – tani ato kontributet shoqërore që dha në komunizëm në ’92-shin, i shpëlau Saliu. Zero!”

Sipas Ballës, përgjegjës për këtë ishte qeverisja e Partisë Demokratike, sepse privatizimet nuk u orientuan në funksion të sigurimeve shoqërore.

“Ç’kishte dhënë kontribut gjithë jetën tënde- në vend që ato fabrikat, ato uzinat, ato pronat, t’i jepeshin sigurimeve shoqërore si kapital, se kishin punuar prindërit tanë, ato mbani mend – u dhanë ca letra me vlerë, ca pa vlerë. Dhe kur erdhi Edi Rama në 2013 çfarë gjeti? Gjeti një skemë pensionesh e cila kishte falimentuar. Larg qoftë sikur të vazhdonte edhe një vit Saliu, ne s’do kishim mundësi të jepnim pensionet.”

Balla shtoi se, ndonëse ka një perceptim të përhapur për largimin e shqiptarëve nga vendi, numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore është rritur ndjeshëm nga viti 2013, nga 1 milion e 23 mijë në mbi 1 milion e 327 mijë persona.

“Tani që paskan ikur shqiptarët, ke të punësuar që paguajnë sigurime 1 milion e 327 mijë, pra ke 300 mijë veta më shumë që kontribuojnë për këto pensione. Por që ta dini edhe që është dhe angazhimi ynë”, deklaroi Balla.

Kjo rritje tregon një bazë më të fortë për mbështetjen e skemës së pensioneve, duke fuqizuar përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sistemin e pensioneve, në atë që kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “plagë” që po mbyllet.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha në një biznes fason: Kompensojmë çdo humbje nga rënia e euros
Next Article Hoxha: Rigjallërimi i ish-Uzinës së Autotraktorëve, pol zhvillimi ekonomik për vendin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?