By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ivanovska: Kryetarja e KSHPK-së duhet urgjentisht të japë dorëheqje që të mund institucioni lirshëm të pastrohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ivanovska: Kryetarja e KSHPK-së duhet urgjentisht të japë dorëheqje që të mund institucioni lirshëm të pastrohet
Maqedoni

Ivanovska: Kryetarja e KSHPK-së duhet urgjentisht të japë dorëheqje që të mund institucioni lirshëm të pastrohet

admin
Last updated: 28/04/2025 16:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) duhet urgjentisht të japë dorëheqje, sepse në këtë mënyrë ajo ende e infekton institucionin. Duhet të ecet drejt asaj që institucioni të mundë lirshëm të pastrohet, porositi ish kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, sot para mbajtjes së sesionit të Konventës kombëtare për BE-në në RMV kushtuar luftës kundër korrupsionit.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin me kryetaren aktuale të KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska e cila javën e kaluar u gjet në listën e të dyshuarve në rastin “Aditivët” për shkak të zbulimit të sekreteve zyrtare ndaj një të pandehuri tjetër në këtë rast, Ivanovska thotë se padyshim që i është dhënë një goditje e rëndë shoqërisë, qytetarëve dhe institucionit, duke theksuar se kjo nuk është koha për të ndenjur duarkryq.

Sipas Ivanovskës, topi tani është te organi legjislativ ndaj të cilit janë përgjegjës si kryetarja ashtu edhe anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit.

“Ka ndodhur çfarë ka ndodhur, tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë më pas, kështu që duhet të kërkohet zgjidhje. Fjalën tani e ka Kuvendi – cilat mekanizma mund të ndërmarrë, çfarë mund të bëjë vetë institucioni në lidhje me vetëvlerësimin e rreziqeve të korrupsionit. Ne e kemi bërë këtë edhe më parë, duke synuar rritjen e integritetit të atij institucioni, kemi një regjistër me rreziqet e korrupsionit dhe masat për t’i kapërcyer ato. Kjo duhet të rishqyrtohet tani, për të parë se cilat janë rreziqet e larta, cilat kontrolle duhet t’i mbulojnë ato e kështu me radhë”, tha Ivanovska.

Sipas ish anëtarit të KSHPK-së, Vlladimir Georgievi, përgjegjësia është individuale tek çdo anëtarë, megjithatë kjo ndikon në punën e të gjithë institucionit dhe reputacionin e tij në publik. KSHPK-ja, tha Georgiev, është në kufirin e besimit të publikut dhe do të ketë nevojë për përpjekje shtesë për të rivendosur besimin.

“Ajo që doli nga puna e Zyrës së Prokurorit publik, se është i përfshirë kryetarja e KSHPK-së, ndikon vërtet në imazhin dhe besimin e publikut, por edhe të institucioneve të tjera në punën e KSHPK-së. Sa i përket në atë nëse i gjithë institucioni është fajtor, besoj se kjo është përgjegjësi individuale e çdo anëtari individualisht, në rastin e kryetares, megjithatë kjo ndikon në punën e KSHPK-së dhe reputacionin e saj në publik. Është shumë e vështirë të fitosh besimin përmes punës, paanshmërisë dhe përkushtimit, por është shumë e lehtë ta humbasësh atë besim. KSHPK-ja tashmë ndodhet në kufirin e besimit të vet në publik dhe ka nevojë për shumë përpjekje shtesë për ta rifituar atë besim”, tha Georgiev.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska Davkova: Nëse duam ndryshime, Gjykata kushtetuese duhet të guxojë dhe të sillet në mënyrë të pavarur ndaj autoriteteve të tjera
Next Article Në Kuvend ndarje e certifikatave për përfundimin e Akademisë së deputetëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?