By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Gjykata Kushtetuese – instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Gjykata Kushtetuese – instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit
Maqedoni

BDI: Gjykata Kushtetuese – instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit

admin
Last updated: 03/05/2025 14:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 maj – Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë dhe indinjatë të hapur sjelljen gjithnjë e më të hapur politike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, e cila jo vetëm që ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur, por është shndërruar në instrument të pushtetit për të rrënuar themelet e barazisë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Deklaratat publike të Kryetarit të kësaj gjykate, që minimizojnë problemet ndëretnike dhe i paraqesin ato si “mjet për qëllime politike”, janë jo vetëm të papërgjegjshme, por edhe thellësisht të rrezikshme. Ato synojnë ta zhvendosin vëmendjen nga diskriminimi sistematik që ende ekziston dhe të mbulojnë ofensivën institucionale kundër të drejtave të fituara me gjak dhe sakrificë.

Gjykata Kushtetuese nuk po fshihet më pas neutralitetit – ajo po vepron si zgjatim parapolitik i pushtetit aktual. Paralajmërimi se vendimi për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve do të merret pas zgjedhjeve nuk është rastësi, por pjesë e një plani të mirëorkestruar për të ruajtur përkohësisht projektin e tyre politik te shqiptarët me kuazipërfaqësues pa legjitimitet, e që më pas për të goditur të gjitha arritjet e fituara përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Zërat që prej kohësh flisnin për një marrëveshje mes Qeverisë dhe Gjykatës për ta rrëzuar ligjin pas zgjedhjeve, tashmë po marrin formën e faktit të kryer. Këto zhvillime zbulojnë një të vërtetë të hidhur: barazia dhe bashkëjetesa janë vënë në shënjestër nga vetë institucionet që duhet t’i mbrojnë ato.

Zgjedhjet e ardhshme nuk janë më thjesht zgjedhje – ato janë referendum për gjuhën shqipe, për barazinë qytetare dhe për orientimin e shtetit tonë. A do të jetë ky një shtet i të gjithë qytetarëve apo një regjim i maskuar që përdor drejtësinë për të shtypur identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve?

BDI nuk do të lejojë askënd – asnjë qeveri, asnjë gjykatë, asnjë institucion të përdorë mekanizmat e shtetit për të rikthyer padrejtësinë e së kaluarës. Marrëveshja e Ohrit është dokument paqeje, por edhe kontratë shtetformuese. Kush e prek atë, luan me stabilitetin dhe të ardhmen e përbashkët të këtij vendi.

Zëri ynë do të dëgjohet. Barazia nuk negociohet. Marrëveshja e Ohrit nuk do të nëpërkëmbet.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria ngre procedurë penale ndaj shkupjanit për zjarrvënie në banesën dhe shtëpinë e ish-bashkëshortes
Next Article VLEN: Dështoi plani i Ahmetit dhe Osmanit për destabilizim përmes Gjykatës Kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?