By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Naomi Campbell përjashtohet nga Met Gala pas përplasjes me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Naomi Campbell përjashtohet nga Met Gala pas përplasjes me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour
Showbizz

Naomi Campbell përjashtohet nga Met Gala pas përplasjes me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour

admin
Last updated: 05/05/2025 09:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Naomi Campbell është përjashtuar nga Met Gala 2024 pas një përplasjeje me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.

Supermodelja 54-vjeçare, e cila ka marrë pjesë 21 herë në natën më të madhe të modës, dyshohet se u përjashtua pas një incidenti me Annën në shtatorin e kaluar, gjatë një eventi të industrisë.

Gjatë ceremonisë së “Harlem’s Fashion Row” në Javën e Modës në New York, vonesa e Naomit shkaktoi probleme, shkruan DailyMail.

Anna, e cila njihet për përpikmërinë e saj, i tha audiencës: “Unë jam një person shumë i saktë dhe kam nderin t’ia prezantoj sonte dikujt që shpesh vonohet”.

Naomi, e veshur me një fustan të zi dhe me një fashë në gju, mbërriti vonë – aq sa Anna u largua nga ngjarja. Çmimi iu dorëzua nga kryeredaktorja e Harper’s Bazaar, Samira Nasr.

Në skenë, Naomi befasoi turmën me një deklaratë që thuhet se shkaktoi grindjen: “Nuk ishte zgjedhja ime të kisha zonjën tjetër, do të preferoja shumë më tepër këtë”.

Pas këtij episodi, burime për The Sun thanë: “Naomi qëlloi veten me atë koment. Nuk e kritikon mbretëreshën e modës dhe prapë pret të ecë në tapetin e saj të kuq… Nëse Anna do që të largohesh, je larguar”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Megjithëse nuk është në listën e të ftuarve të këtij viti, Naomi së fundmi ka deklaruar në një video në YouTube: “Është e fundit për mua. Nuk mundem… Jam shumë e vjetër. Ankthi është shumë për mua. Nuk e di se çfarë numri është ky, mendoj se mund të jetë ose 20 ose 21. A mund ta imagjinoni?”

Ndërkohë, ajo po shijon pushime në Maldive me dy fëmijët e saj. Supermodelja ndau fotografi të rralla nga resorti luksoz One&Only Reethi Rah, ku shfaqet me bikini në një varkë, duke përqafuar vajzën e saj trevjeçare dhe më pas bashkohet nga djali 22 muajsh për një mbrëmje familjare.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fitorja e dyfishtë e McLaren në garën e sezonit, Verstappen humbësi më i madh në Miami
Next Article Kroos zgjedh lojtarin më të mirë të Barcelonës – nuk është Yamal apo Lewandowski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?