Shkup, 5 maj – Komisioni Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike në seancën e sotme nga 71 amendamente të paraqitura, dy prej të cilave ishin amendamente të komisionit, në tekstin e Propozim-ligjit për Energjetikë, në lexim të dytë, miratoi 61 amandamente pas së cilës e përcolli zgjidhjen ligjore në procedurë të mëtejshme parlamentare.
Gjatë debatit, dy amendamente u tërhoqën nga propozuesit, ndërsa shumica e tetë amendamenteve që u refuzuan u paraqitën nga deputetët e partisë politike e Majta.
Midis atyre që u refuzuan ishte amendamenti që kërkonte që energjia elektrike të faturohej vetëm bazuar në konsumin real, e jo në mënyrë paushalle, dhe kjo të rregullohej me ligj, jo me akte nënligjore.
Në shpjegimin për refuzimin e amendamentit, Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, theksoi se në Bashkimin Evropian ekziston detyrimi për leximin e matësve një herë në vit, ndërsa në vendin tonë çdo tre muaj. Ajo theksoi se me zgjidhjëm e re ligjore do të kërkojë që operatori i sistemit të shpërndarjes të instalojë matës në distancë brenda shtatë viteve, gjë që do të eliminojë plotësisht faturimin në mënyrë paushalle.
Kaloi amendamenti i së Majtës, me të cilin për marrjen e licensës për kryerjen e një aktiviteti energjetik kompanitë duhet të kenë një garanci prej njëqind mijë eurove në vend të pesë mijë eurove sa ishte më parë.
U miratua edhe një amendament, sipas të cilit, që dikush të zgjidhet anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbeturinaa Komunale (KRRE), duhet të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune, nga të cilat të paktën 10 vjet duhet të jenë në energjETIKË, shërbime ujore dhe mbeturina komunale.