By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim Dimitrieska Koçoska – Bolat, është dakorduar bashkëpunim i intensifikuar në fushën e doganave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim Dimitrieska Koçoska – Bolat, është dakorduar bashkëpunim i intensifikuar në fushën e doganave
Maqedoni

Takim Dimitrieska Koçoska – Bolat, është dakorduar bashkëpunim i intensifikuar në fushën e doganave

admin
Last updated: 05/05/2025 18:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj – Maqedonia dhe Turqia do ta forcojnë bashkëpunimin ekonomik përmes sigurimit të kushteve më të favorshme për bashkëpunim. Në takimin e ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ministrit të Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, kumtoi sot Ministria e Financave, është dakorduar për bashkëpunimin ndërmjet organeve doganore të dy vendeve, si dhe për rinovimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe nënshkrimin e memorandumeve të reja për bashkëpunim.

“Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyer politik dhe ekonomik i cili bazohet në një numër të madh të marrëveshjeve të nënshkruara reciproke. Sot në takimin me ministrin Bolat diskutuam dhe ramë dakord se nevojitet bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve doganore të të dy vendeve, ndërsa në këtë drejtim intensifikimi i komunikimit mes tyre në periudhën e ardhshme. Gjithashtu, bëhet fjalë për rinovimin e marrëveshjeve të ndërsjella në përputhje me standardet dhe rekomandimet e reja, ndërsa me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit, tërheqjen e investitorëve dhe lehtësimin e tregtisë”, tha ministrja e Financave.

Ajo potencoi se Qeveria është e përkushtuar për të siguruar rritje të përshpejtuar ekonomike dhe intensifikimin e bashkëpunimit me vendet mike, në mesin e të cilave është dhe Turqia.

Shkëmbimi i shpejtë i të dhënave u vlerësua si prioritet kryesor për të dy vendet.

Takimi u realizua në kuadër të vizitës së punës së ministres në Turqi. Në takim morën pjesë sekretarja shtetërore në MF Andriana Matlioska, Katerina Antovska, shefe e kabinetit dhe këshilltare e veçantë në MF, si dhe drejtorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, të Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski. Nga pala turke ishin prezent, përveç ministrit Bolat dhe zëvendësministrit Mustafa Tuzxhu dhe Sezai Uçarmak, shefi i Drejtorisë për Marrëveshje Ndërkombëtare dhe BE-së, Husnu Dilemre, shefi i Drejtorisë për Dogana Mustafa Gjumush, shefi i Drejtorisë për Kontrollin Doganor, Rexhep Koshal, si dhe këshilltari i ministrit, Mehmet Husejin Bilgin.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 2 milionë njerëz në koncertin e Lady Gagas në Brazil
Next Article Zëvendësministrja e Transportit Zekolli Shaqiri inspektoi punimet në komunën e Likovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?