By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në 40-vjetorin e rënies së heroit Zijah Shemsiu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në 40-vjetorin e rënies së heroit Zijah Shemsiu
Maqedoni

Kurti mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në 40-vjetorin e rënies së heroit Zijah Shemsiu

admin
Last updated: 05/05/2025 21:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e shënimit të 40-vjetorit të rënies së veprimtarit të shquar politik, Zijah Shemsiu, e organizuar nga Shoqëria “Lëvizja” dhe Shoqata e të burgosurve politikë.

“Zijah Shemsiu u vra nga torturat e autoriteteve jugosllave të sigurimit, siç ishte vrarë 21 vite më parë në burgun e Prishtinës, Fazli Greiçevci. Ata e paguan me jetën e tyre veprimtarinë e tyre politike dhe angazhimin e tyre për realizimin e vullnetit politik të shqiptarëve të shtypur nën Jugosllavi. Zijah Shemsiu vdiq në një kohë kur thirrja “Kosova Republikë” ishte një parullë popullore, kurse sot, 40 vjet më pas, katër dekada më vonë, ai po kujtohet në Republikën e Kosovës, kur kjo parullë tashmë është realitet politik.” u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij.

I njohur me nofkën Sefa, Zijah Shemsiu ishte mes organizatorëve të aktiviteteve mbështetëse ndaj atyre në Kosovë, sikur që ishte demonstrata e 11 prillit 1981 në kryeqytetin zviceran, Bern. Zijahu shpërndante trakte dhe shtypin e organizatave të fshehta politike, sikurse gazetat “Zëri i Kosovës”, “Liria” dhe “Lajmëtari i lirisë”. Shumë aktiv në diasporën politike shqiptare, Zijah Shemsiu kontribuoi në krijimin e klubeve shqiptare si klubi “Asim

Vokshi” në Lozanë dhe klubi “Igballe Prishtina” në Gjenevë.

Kryeministri kujtoi rolin e Zijah Shemsiut dhe bashkëveprimtarëve, aktivizmin e tyre politik dhe hartimin, shkrimin dhe nënshkrimin eletrës të titulluar “Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundërrevolucion”.

“Kjo letër proteste i drejtohej Kryesisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe kishte për qëllim t’i sqaronte shkaqet, arsyet dhe rrethanat e karakterin e vërtetë të demonstratave të vitit 1981. Në të vërtetë ajo nuk ishte thjesht një letër burgu dhe as një pamflet, por një traktat politik i mbushur me argumente logjike e shkencore dhe teorizime sociale e politike.” u shpreh kryeministri në detyrë.

“E kujtojmë bashkë me shokët e bashkëveprimtarët e tij, shumë prej të cilëve janë edhe këtu sot mes nesh, meqënëse politika pa historinë nuk është gjë tjetër përveçse përhumbje: pa kohë dhe pa themele, pa ide e pa kuptim. Lavdi Zijah Shemsiut, mes mirënjohjesh e nderimesh për brezin e demonstratave të viteve 1968 dhe 1981, si dhe ndër të gjithë ata që janë angazhuar në pafund mënyra për jetësimin e vullnetit politik të shqiptarëve.” përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna Çair përuron klasa moderne në SHFK “Jashar Bej Shkupi” me mbështetjen e TİKA-s
Next Article Nëntë nga kandidatët për gjyqtarë në Strasburg bien nga gara pas shqyrtimit të parë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?