By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërthejnë protesta në Izrael pasi qeveria njoftoi planin për të pushtuar të gjithë Gazën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shpërthejnë protesta në Izrael pasi qeveria njoftoi planin për të pushtuar të gjithë Gazën
Bota

Shpërthejnë protesta në Izrael pasi qeveria njoftoi planin për të pushtuar të gjithë Gazën

admin
Last updated: 06/05/2025 08:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Izrael kanë shpërthyer protesta antiqeveritare, vetëm disa orë pasi kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi planet për të pushtuar të gjithë Gazën.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë Knesset, parlamenti i Izraelit, duke bërë thirrje për një marrëveshje me Hamasin për të siguruar lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza.

Bëhet e ditur se kabineti i Izraelit miratoi planet për të kapur të gjithë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar në territorin palestinez për një kohë të papërcaktuar, një masë që, nëse zbatohet, do të zgjeronte shumë operacionet e Izraelit dhe ka të ngjarë të nxirrte kundërshtime të egra ndërkombëtare, shkruan euronews.

“Nuk ka arsye për të vazhduar me këtë luftë. Atë që bëmë për një vit e gjysmë, zgjati një vit e gjysmë dhe nuk ia dolëm, nuk do të mund ta bëjmë tani”, tha Miri Wolf, një nga protestuesit.

“Qeveria izraelite thjesht duan ta mbajnë Rripin e Gazës dhe të bëjnë një vendbanim të ri atje. Ata do të qëndrojnë atje, ushtarët do të vriten dhe pengjet do të kthehen me thasë të zinj. Kështu do të ndodhë”, shtoi Wolf.

Raportohet e plani i ri, për të cilin zyrtarët thanë se kishte për qëllim të ndihmonte Izraelin të arrijë qëllimet e tij të luftës për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet, gjithashtu kërkon që qindra mijëra palestinezë të lëvizin në Gazën jugore.

Kjo ka të ngjarë të çojë në zhvendosjen e tyre të dhunshme dhe të përkeqësojë një krizë tashmë të tmerrshme humanitare.

Ndryshe, që kur Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin në mes të marsit, ai ka nisur sulme të reja në territorin që kanë vrarë qindra njerëz.

Ai ka kapur zona të territorit dhe tani kontrollon afërsisht 50% të enklavës bregdetare.

Para përfundimit të armëpushimit, Izraeli ndaloi të gjithë ndihmën humanitare në territor, duke përfshirë ushqimin, karburantin dhe ujin, duke shkaktuar atë që besohet të jetë kriza më e keqe humanitare në gati 19 muajt e luftës.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shkencëtarët zhvillojnë molekulën e re që mund të përshpejtojë kompjuterët edhe më shumë
Next Article Zelensky thotë se Ukraina po pret tre milionë predha artilerie nga aleatët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?