By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: IEA: Tregu global i naftës me tepricë në T4 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > IEA: Tregu global i naftës me tepricë në T4 2026
Bota

IEA: Tregu global i naftës me tepricë në T4 2026

admin
Last updated: 13/11/2026 12:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Paris, 13 nëntor, argument.mk/ – Tregu botëror i naftës pritet të hyjë në një fazë teprice gjatë tremujorit të katërt të vitit 2026, pasi oferta globale do të tejkalojë kërkesën për herë të parë që nga shpërthimi i luftës në Iran, në fund të muajit shkurt, bëhet e ditur  nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE) në raportin e saj mujor të publikuar sot.

Sipas agjencisë, analizat e ofertës dhe kërkesës për muajin nëntor tregojnë se tregu ndërkombëtar i naftës do të rikthehet në një situatë suficiti gjatë tre muajve të fundit të vitit 2026. Kjo tepricë pritet të bëhet edhe më e madhe gjatë vitit 2027.

Oferta globale e naftës u rrit me 2,3 milionë fuçi në ditë gjatë muajit tetor, duke arritur në 105,4 milionë fuçi në ditë. Sipas IEA-së, kjo rritje u mbështet kryesisht nga niveli i lartë i eksporteve të vendeve të Gjirit, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës energjetike dhe cisternave të naftës.

Megjithatë, eksportet e vendeve të Gjirit, me përjashtim të Omanit, mbeten 26% më të ulëta krahasuar me nivelet e regjistruara përpara luftës. Përmirësimi i furnizimeve nga ky rajon ka bërë që IAE të rrisë me 3,3 milionë fuçi në ditë parashikimin për ofertën globale të naftës për pjesën e mbetur të vitit.

Agjencia vëren se tregu po shfaq shenjat e para të një rikthimi gradual drejt ekuilibrit, pasi oferta po tejkalon për herë të parë kërkesën që nga fillimi i luftës në Iran. Ky zhvillim mund të ndikojë në ecurinë e çmimeve ndërkombëtare, megjithëse situata mbetet e ndjeshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe ndërprerjeve të furnizimit.

Sa i përket kërkesës, IEA parashikon që konsumi global i naftës të ulet me 2.7 milionë fuçi në ditë gjatë vitit 2026, duke zbritur në 102,3 milionë fuçi në ditë. Për vitin 2027, megjithatë, kërkesa pritet të rikuperohet me rreth 2 milionë fuçi në ditë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2026, rënia vjetore e kërkesës parashikohet të jetë 2,7 milionë fuçi në ditë, më e ulët se tkurrja mesatare prej 4,4 milionë fuçish në ditë e regjistruar gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.

Sipas agjencisë, kërkesa vijon të ndikohet negativisht nga ndërprerjet e eksporteve të produkteve të rafinuara të naftës dhe gazit të lëngshëm të naftës (GLN) nga vendet e Gjirit, të cilat mbeten rreth gjysmës së nivelit të para luftës, si dhe nga çmimet e larta të karburanteve.

Ndërkohë, rezervat globale të naftës u rritën me 52 milionë fuçi gjatë muajit tetor, ose me një mesatare prej 1.7 milionë fuçish në ditë. Kjo ishte rritja e parë e rezervave që prej muajit qershor, duke përforcuar sinjalet se furnizimi global po përmirësohet gradualisht.

You Might Also Like

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë

EANA përjashton agjencinë ruse TASS dhe mirëpret agjencinë lituaneze ELTA

70 mijë efektivë në gatishmëri për protestat e nesërme

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës përpara se të largohem nga detyra

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vitia shpjegon mungesën e barnave onkologjike: Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi
Next Article Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?