By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë
Bota

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

admin
Last updated: 13/11/2026 11:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dublin, 13 nëntor, argument.mk/ – Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë vetëm pasi të përfundojë lufta në Ukrainë, sipas njç deklaratë të nënshkruar nga 39 vende gjatë samitit evropian në Dublin.

Deklarata, e iniciuar nga Franca dhe e titulluar “Parimet kryesore të sigurisë evropiane”, mbështet zhvillimin e diskutimeve për menaxhimin dhe uljen e rreziqeve të sigurisë. Megjithatë, ajo thekson se këto bisedime mund të zhvillohen vetëm pasi të plotësohen kushtet e nevojshme dhe të rikthehet paqja.

Diskutimet e mundshme mund të përfshijnë rreziqet ushtarake dhe kërcënimet hibride, si sabotazhi, sulmet dhe fushatat e dezinformimit. Rusia ka kërkuar më parë kufizimin e pranisë së NATO-s pranë kufijve të saj.

Dokumenti nënvizon gjithashtu se çdo vendim që lidhet me Ukrainën duhet të merret me pjesëmarrjen e vetë Ukrainës, ndërsa vendimet për sigurinë e Evropës duhet të përfshijnë vendet evropiane. Deklarata kërkon gjithashtu garanci të forta dhe të besueshme sigurie për Kievin.

Nisma vjen në një kohë kur janë shtuar spekulimet se Uashingtoni mund të negociojë drejtpërdrejt me Moskën për krijimin e një kuadri të ri të sigurisë evropiane, pa përfshirjen e vendeve të Evropës. Negociatori amerikan Jared Kushner ka paraqitur një propozim që mbështetet në komunikimin, transparencën ushtarake dhe uljen e rrezikut të përshkallëzimit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kritikoi qëndrimin e vendeve evropiane, duke i akuzuar se nuk janë të gatshme të diskutojnë një sistem të ardhshëm të sigurisë dhe se nuk kanë caktuar as një negociator për këtë proces.

Mes vendeve që nuk e nënshkruan deklaratën ishin Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina dhe Zvicra. Bullgaria ishte i vetmi shtet anëtar i Bashkimit Evropian që nuk iu bashkua dokumentit, ndërsa arsyet e këtij vendimi nuk u bënë menjëherë të ditura.

You Might Also Like

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë

IEA: Tregu global i naftës me tepricë në T4 2026

EANA përjashton agjencinë ruse TASS dhe mirëpret agjencinë lituaneze ELTA

70 mijë efektivë në gatishmëri për protestat e nesërme

Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës përpara se të largohem nga detyra

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi: Institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve e jo të politikës apo individëve
Next Article “Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?