By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Garantojmë zgjidhje reale për ajër e ujë të pastër dhe natyrë të mbrojtur!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Garantojmë zgjidhje reale për ajër e ujë të pastër dhe natyrë të mbrojtur!
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Garantojmë zgjidhje reale për ajër e ujë të pastër dhe natyrë të mbrojtur!

admin
Last updated: 06/05/2025 09:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – Nën drejtimin vizionar dhe me përkushtim të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, Ministria përkatëse po shndërrohet në një shembull të transformimit rrënjësor dhe modernizimit të politikave mjedisore në vend.

Me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe vullnet të qartë politik nga ana e subjektit politik VLEN, po ndërtohet një sistem funksional, tërësor dhe afatgjatë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. Ky është një kapitull i ri për vendin tonë, një epokë e re e politikave të gjelbra, që nuk mbeten në letër, por marrin formë konkrete përmes ligjeve, projekteve dhe veprimeve reale.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, çdo ditë punohet intensivisht për miratimin dhe zbatimin e ligjeve kyçe që garantojnë zgjidhje afatgjata për ajër dhe ujë të pastër, mbrojtjen e natyrës dhe një sistem modern të menaxhimit të mbetjeve.

Aktualisht në procedurë qeveritare janë: Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mjedis Jetësor (2 herë), tre ligje nga fusha e menaxhimit të mbetjeve.

Në fazën përfundimtare është edhe Ligji për Kontrollin e Emisioneve Industriale, i cili për herë të parë parasheh vendosjen e sensorëve për matjen e cilësisë së ajrit në kohë reale në të gjitha kapacitetet e mëdha industriale që kanë leje të integruar A – një hap konkret dhe historik drejt mbikëqyrjes së ndotësve të mëdhenj.

Në mënyrë paralele, po punohet me intensitet në: Ligjin për Veprim Klimatik, Ligjin për Natyrën, Ndryshimet e Ligjit për Ujërat. Si dhe për herë të parë në vend po hartohet një Ligj i ri për Planifikimin Hapësinor.

Ky angazhim dëshmon përkushtimin e Qeverisë, në veçanti të ministrit Mexhiti dhe subjektit VLEN, për të ndërtuar një qasje sistematike dhe të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit, jo me zgjidhje të përkohshme, por me politika të menduara mirë dhe me ndikim afatgjatë për brezat që vijnë.

VLEN kujdesin ndaj qytetarëve e dëshmon edhe nëpërmjet garantimit të një mjedisi më të pastër!

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zgjedhja e Papës së Ri! Vatikani ndërpret sinjalet celulare gjatë konklavës
Next Article Mot me vranësira dhe i paqëndrueshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?