By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Ministrinë e Energjetikës do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit me Greqinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Ministrinë e Energjetikës do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit me Greqinë
MaqedoniTOP LAJM

Në Ministrinë e Energjetikës do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit me Greqinë

admin
Last updated: 07/05/2025 08:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Në Ministrinë e Energjetikës sot do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit për interkonektorin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Pjesa e gazsjellësit nga Maqedonia duhet të jetë në gjatësi prej 67 kilometra dhe të lidhet me anën greke ku aktivitetet ndërtimore i bën kompania “Terna”. Gjatësia e përgjithshme e gjithë gazsjellësit është 123 kilometra dhe ai duhet të shtrihet nga Nea Mesimvria drejt Negotinës përmes Gjevgjelisë dhe t’i lidhë dy sistemet kombëtare për transferimin e gazit natyror me qëllim që të diversifikohen burimet e furnizimit me gaz natyror në vend.

Përmes projektit, vendi ynë do të ketë mundësi të furnizohet edhe me gaz natyror edhe me gaz të rrjedhshëm (LNG) nga terminalet greke në Revitusa dhe Aleksandrupoli.

Kapaciteti fillestar do të jetë 1,5 miliardë metra kub në vit, me mundësi për zgjerim deri në tre miliardë metra kub në vit, ndërsa janë zbatuar edhe studime me qëllim që gazsjellësi të ketë specifikimet e duhura për transportin e hidrogjenit të gjelbër.

Projekti pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes është paralajmëruar prania e drejtorit ekzekutiv të Nomagaz, Muhamed Elmazi, ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, ambasadorit të BE-së Mihael Rokas, si dhe përfaqësuesve të Bankës Evropiane të Investimeve Bjorn Gabriel dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Stefan Kostovski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot, shi e shkarkime rrufesh
Next Article Presidenti kroat Zoran Millanoviq për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?