By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Maqedonia e Veriut merr drejtimin e strategjisë EUSAIR për një rajon më të lidhur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Maqedonia e Veriut merr drejtimin e strategjisë EUSAIR për një rajon më të lidhur
Maqedoni

VLEN: Maqedonia e Veriut merr drejtimin e strategjisë EUSAIR për një rajon më të lidhur

admin
Last updated: 07/05/2025 10:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Ministri për Çështje Evropiane nga radhët e VLEN, Orhan Murtezani, mori pjesë në Panelin e Ministrave për Fondet Evropiane në kuadër të Forumit të EUSAIR-it, ku u diskutua për të ardhmen e strategjisë rajonale Adriatiko-Joniane.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, Maqedonia e Veriut u paraqit si vendi që së shpejti do të marrë kryesimin me strategjinë EUSAIR, e cila tashmë prej një dekade luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e lidhjeve rajonale dhe mbështetjen e proceseve të integrimit evropian.

Ministri Murtezani prezantoi vizionin e Maqedonisë së Veriut për një makrorajon më të fortë, më dinamik dhe më të lidhur, përmes zhvillimit të infrastrukturës, përfshirjes digjitale, rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe bashkëpunimit të hapur me sektorin civil dhe atë privat.

Për më tepër, Maqedonia e Veriut do të marrë edhe përgjegjësinë për koordinimin e shtyllës tematike “Lidhja e rajonit”, që ka për synim të nxisë projekte konkrete për forcimin e lidhjeve ekonomike, institucionale dhe njerëzore ndërmjet vendeve të rajonit.

VLEN e konsideron këtë rol të ri si një mundësi për të forcuar më tej pozicionin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe për të dëshmuar përkushtimin ndaj një bashkëpunimi aktiv dhe të qëndrueshëm drejt integrimit të plotë evropian.

Koalicioni VLEN

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëshohet në përdorim në të dyja akset rrugore rruga rajonale Prilep-Krushevë, pranë fshatit Vërbjan
Next Article Rexhaj i LVV: LDK po dëshiron të kthehet prapa, nuk dëshiron të ecë para pa PDK-në dhe AAK-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?