By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti për vizitë zyrtare në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti për vizitë zyrtare në vend
Maqedoni

Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti për vizitë zyrtare në vend

admin
Last updated: 07/05/2025 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti në vend. Në aeroportin e Shkupit ishte pritur nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë Timço Mucunski.

“Për një vizitë zyrtare në vendin tonë, sot qëndron presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq. Në kuadër të vizitës, janë parashikuar disa aktivitete dhe takime në nivel të lartë. Në fokusin e bisedave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit. Vizita e presidentit kroat paraqet një konfirmim të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore dhe të partneritetit, të cilat zhvillohen pa çështje të hapura – si në nivel bilateral ashtu edhe në atë multilateral”, shkroi Mucunski në “Fejsbuk”.

Presidenti kroat ishte pritur edhe me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në vilën presidenciale “Vodno” ku pati takim me presidenten Gordana Siljanovska Davkova me të cilën në çdo moment pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Fokusi i bisedimeve ndërmjet dy presidentëve ishin marrëdhëniet bilaterale, procesi i integrimit tonë evropian përmes prizmit të rendit ndërkombëtar, mjedisi i BE-së, si dhe sfidat rajonale.

“Të dyja palët shprehën kënaqësi për bashkëpunimin konstruktiv në disa fusha dhe konfirmuan miqësinë e fortë të dëshmuar shumë herë, të bazuar në mirëkuptim, respekt dhe mbështetje të ndërsjellë. Të udhëhequr nga situata aktuale në kontinentin evropian, por edhe më gjerë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e një qasjeje të koordinuar rajonale për adresimin e sfidave të sigurisë”, njoftuan nga Kabineti i Presidentes.

Siljanovska-Davkova shprehu falënderim për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për të dy vendet.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bajrami: Propozimi i LDK-së është bërë për të mirën e vendit
Next Article Azeski në takim me homologun e tij nga Kosova për tejkalimin e problemit rreth ndalesës së kamionëve të Maqedonisë me produkte ushqimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?